Si t’i ngjyrosni majat e flokëve

10 Tetor 2016 - 18:34      

Tendenca e majave të flokëve të ngjyrosura, është një trend i cili u përhap me shpejtësi. Në dhjetë vajza, nëntë prej tyre me siguri do t’i kishin flokët e lyera në këtë mënyrë.

Dikush në parukieri, dikush tjetër në shtëpi, sërish ishte një shpenzim në të dyja format pasi paguanin parukiere, por nga ana tjetër në shtëpi u nevojitej boja e flokëve.

Por, mësoni tani një formulë të thjeshtë se si t’i ngjyrosni flokët tuaj vetëm me dy përbërës, pa pasur nevojë të shpenzoni para, transmeton kp.

Ju nevojiten:

3 esenca për lëngje (Zgjidhni ngjyrën sipas dëshirës)

4 gota ujë

Përgatitja:

Hidhni tre pako esenca të cilat përmbajnë ngjyrën e dëshiruar, sipas një fruti që keni përzgjedhur vetë.

Më pas shtoni ujin dhe përziejeni atë me një lugë.

Vëreni në të ziejë në një në temperaturë të lartë pasi duhet që përzierja të vlojë sa më shpejt.

Kur përzierja të marrë valë, largojeni nga zjarri dhe zhysni në tenxhere majat e flokëve duke i lënë përreth 8-10 minuta.

Në fund, lajini flokët si zakonisht dhe shikoni rezultatin final.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...