Ngjyrat e forcës, vetëbesimit dhe optimizmit

9 Tetor 2016 - 19:48      

Instituti i ngjyrave “Pantone” ka shpalosur paletën e nuancave më “in” për këtë sezon. Kjo paletë po shpreh një lloj “dëshire” për qetësi, forcë e optimizëm.

Si duket kjo i ka inspiruar shumë disenjatorët e fashionistat. Paleta e ngjyrave për këtë vjeshtë po udhëhiqet nga familja e të kaltrave. Këtyre po u bashkohen edhe disa nuanca të tokës. Disa nuanca të ndezura gjithashtu janë “in” dhe po kombinohen shumë bukur me paletën e atyre të tokës.

Përfaqësuesja e Institutit “Pantone” Leatrice Eiseman, ka thënë se ngjyra e kaltër e qiellit po bëhet gjithnjë e më e pranishme në koleksionet vjeshtë-dimër.

Nuancat e së hirtës, sipas saj, po japin një ndjenjë stabiliteti. Tonet e të kuqeve po ofrojnë vetëbesim dhe ngrohtësi, kurse nuancat rozë, vjollcë dhe e verdha mustardë po ofrojnë ndjesi ekzotike. Nuancat e ndezura këtë sezon po i ngjallin pak nuancat vjeshtore.

Leatrice i numëron këto ngjyra si më të popullarizuarat e këtij sezoni të ftohtë:

E kaltër e qiellit

Kjo nuancë sipas Leatrice ofron qetësi, fortësi dhe stabilitet. Gjithashtu tregon një lloj sofistikimi në kombinim me ngjyra të errëta. Këtë ngjyrë mund ta gjeni në koleksionet e brendeve si David Hart, Rebecca Minkoff dhe M.Patmos...

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...