9 Tetor 2016 - 16:59
Mirëpo, grimi profesional për Halloween realizohet më vështirë, më ngadalë dhe kushton më shumë.
Këtë vit, profesionistët e grimit tregojnë se cilat lloje janë më trendi dhe si realizohet ky grim. Njëri prej tyre, Arbnor Aliu, thotë se në Kosovë lloji i grimit që kërkohet më së shumti për këtë festë është ai i vampirëve.
Megjithatë, ai thotë se këtu nuk ka shumë njohuri rreth këtij grimi, pasi që shpesh e ngarkojnë me grimin e karnavaleve, shkruan sot Koha Ditore.
“Fatkeqësisht në Kosovë i ngatërrojnë grimin e Halloween-it me atë të karnavaleve. Kryesisht bëjnë grim të karnavaleve dhe i quajnë si grime të Halloween”, thotë ai.
Grimi për këtë natë, sipas Aliut bëhet me lëkurë artificiale, me gjak artificial, i cili kërkon përkushtim të madh në mënyrë që të duket sa më real për sy, kamera e fotografi. “Në Kosovë më së shumti kërkohet grimi i vampirëve dhe këtë mund ta shohësh te çdo i dyti person”, thekson ai.
Në përgjithësi, profesionisti Aliu thotë se në vendin tonë nuk i kushtohet shumë rëndësi kësaj feste dhe kërkesat për kësi lloj grimi janë të vogla, sado që mund të thuhet se është në rritje vit pas viti....
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...