Çka do të thotë të falni dhe si të falni?

9 Tetor 2016 - 12:35      

Falja. Një nga gjërat me të cilën takohemi shpesh. Me siguri pyetemi se për cilën arsye do ta kishim falur dikë?! Si të falni?! Çka do të thotë falja për marrëdhënien tonë?!

Falja ju çliron

Gjithnjë derisa nuk e falni dikë, ju jeni të lidhur me atë person. Mendimet tuaja vazhdimisht do të kthehen te personi, i cili ka gabuar dhe vazhdimisht do ta përjetoni atë situatë nga fillimi. Lidhja emotive mes jush do të mbetet aq e fortë që në ju do të shkaktojë shumë vuajte, të cilat do të reflektohen në ju, dhe në fund të fundit edhe ju do të jeni negativ dhe do t’u shkaktoni dhimbje njerëzve me të cilët jeni të rrethuar dhe të cilët janë të dashur për ju.

Kur falni, çliroheni nga ai person. Kur falni çliroheni nga agonia.

Falni veten
Ajo çka mendoni për njerëzit e tjerë shpesh është reflektim i asaj çka mendoni për veten, edhe pse kjo nuk është gjithmonë e dukshme. Njerëzit e tjerë i gjykojmë aq rreptë sa e gjykojmë edhe veten. Personi që për shembull është kritik ndaj të tjerëve me siguri është shumë kritik edhe ndaj vetes.

Nëse ia falni vetes diçka që keni bërë pa menduar para 10 vitesh, dhe pastaj edhe gjërat më të afërta, shprehia e faljes do të rrënjoset në ju dhe më lehtë do t’i falni të tjerët.

Falni të gjithë
Ndonjëherë më lehtë falim gabime të mëdha dhe të rënda, ndërsa për imtësi dimë të qëndrojmë buzëvarur me vite.

Kur falni, falni me gjithë mend
Kur falni mos iu ktheni përsëri të njëjtës gjë, ose do të vazhdoni të pështilleni me lidhjen e keqe me atë person, transmeton Koha.net. Faljen mund ta shikoni si garë në mes dy personave dhe të mendoni se si duke falur tregoni që jeni person më i mirë se pala tjetër dhe kështu e tregoni superioritetin tuaj.

Por më shumë dobi keni nëse faljen e shikoni si çlirim nga personi tjetër dhe bllokim nga e kaluara.

Falja nuk është për njerëzit e dobët
Mund t’ju duket që falja është një version i tërheqjes, që falin të dobëtit, ndërsa të fortët zemërohen dhe hakmerren.

Megjithatë, realiteti është tërësisht ndryshe. Nëse nuk falni, kjo gjë do t’iu gërryejë përbrenda. Vazhdimisht në vete do të përsërisni argumente dhe kujtime, dhe kështu të krijoni edhe më shumë vuajtje për vete. Falja ju liron, por është shumë e vështirë. Është e lehtë ta mbani zemërimin në vete, por të falni, të harroni dhe të vazhdoni qetë tutje, këtë mund ta bëjnë vetëm më të fortët.

Duke falur, ardhmërinë e keni më të mirë
Nëse faljen e shikoni nga një perspektivë praktike, atëherë ajo është veprim shumë i zgjuar. Falja ju mbron nga përvojat e dhimbshme.

Falja ju kthen juve në qendër dhe jo personin tjetër. Ju do të ndaleni së ankuari për diçka që tashmë është pjesë e së kaluarës dhe kurseni veten nga shpenzimi i kotë i energjisë. Në këtë mënyrë do të keni më shumë energji për t’iu përkushtuar së tashmes dhe asaj çka dëshironi në të ardhmen.

Në falje nuk duhet përfshirë palën tjetër
Shumë mendojnë që të falësh do të thotë ta thërrisni personin tjetër dhe t’i thoni që e keni falur. Kjo ndonjëherë është e mundshme, por më së shpeshti nuk është as e nevojshme. Duke falur duhet të liroheni nga lidhjet negative me atë person, dhe jo të krijoni të reja me deklaratat për faljen. Falja bëhet në vete, transmeton Koha.net. Do t’i thoni vetes se si nuk do të mendoni më për atë gjë, nuk do të jeni të zemëruar apo të mendoni për hakmarrjen, dhe thjesht do të vazhdoni tutje pa menduar për atë ndodhi.

Të falni nuk do të thotë të vazhdoni aty ku keni mbetur
Fakti që keni falur nuk do të thotë që do t’i jepni mundësi personit që ju ka lënduar për ta bërë atë gjë edhe një herë, por me falje e lironi veten nga lidhjet dhe emocionet negative të lidhura me atë person.

Ndonjëherë është e mundshme, nëse të dy palët dëshirojnë, të vazhdojnë aty ku kanë mbetur, por falja nuk e nënkupton këtë gjë domosdo. Të falni do të thotë që jeni të aftë për t’u ngritur mbi gabimin e dikujt, duke pranuar që të gjithë gabojmë dhe vazhdojmë rrugën tonë. Ajo rrugë mund të përfshijë edhe personin që e keni falur, por rruga vazhdohet nga gabimi, dhe jo aty ku ka qenë para tij.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...