Frika është aleati dhe miku juaj në rrugën drejt suksesit

8 Tetor 2016 - 19:33      

Gjithmonë më e mira: Pa frikë nuk ka as sfida, ndërsa plani me siguri çon te qëllimi vetëm nëse jeni të gatshëm të ndryshoni. Tentoni ta kuptoni konkurrencën dhe mos hiqni dorë pas gabimit.

Edhe pse për sukses deri diku është i rëndësishëm fati, më së miri është të keni qëndrim fitues. Vetëm duheni të vendoseni fortë dhe të besoni që kjo është rruga e duhur ndaj suksesit.

Por është mirë të dihet se çka na ndihmon në atë rrugë. Për shkak të frikës ndihemi më të gjallë dhe më të vetëdijshëm për mjedisin, ndërsa kjo është shumë e rëndësishme për të arritur atë që dëshirojmë. Po të mos ishte frika, asgjë nuk do të ishte sfidë për ne. Prandaj, frikën duhet ta përjetojmë si mik. Përveç kësaj, dallimi kyç në mes atyre që janë të suksesshëm dhe më pak të suksesshëm është në atë që të suksesshmit gjithmonë kanë plan, transmeton Koha.net. Kjo nënkupton edhe atë që janë të gatshëm të përshtaten nëse diçka ndryshon rrugës. Fleksibiliteti i mendjes dhe i shpirtit është karakteristikë e fituesve. Kurrë nuk ka vetëm një rrugë për të arritur synimet. Vëzhgoni mirë të gjitha mundësitë dhe zgjidhni më të mirën.

Mos e nënvlerësoni fuqinë e dijes, pa të suksesi është i pamundshëm. Tentoni ta kuptoni konkurrencën, dhe për këtë duhet të keni dijeni. Sa më shumë që dini për njerëzit me të cilët punoni apo për temën me të cilën merreni, me siguri do të jeni më të suksesshëm. Kurrë mos e nënvlerësoni fuqinë e dijes dhe gjithmonë të jeni mirë të përgatitur.

Të çlodhurit dhe të ngopurit gjykojnë më mirë. Ashtu si sportisti që nuk do të shkonte kurrë i uritur dhe i lodhur në gara, edhe ju nuk duhet t’i zgjidhni problemet apo të merrni vendime kur jeni të uritur. Truri më së miri punon kur jeni të ngopur dhe të pushuar.

Gabimet janë njerëzore, madje edhe të mira nganjëherë. Njerëzit e suksesshëm kurrë nuk heqin dorë pas gabimit. Ata e kuptojnë që të gjithë njerëzit gabojnë, ndërsa nga gabimet mësohen. Kuptojeni si dhuratë, sepse nuk do ta përsëritni më.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...