Uji dhe jogurti - zgjidhje për fryrjen

8 Tetor 2016 - 16:30      

Nëse ndiheni të fryrë në stomak, përpiquni të reduktoni porcionin e ushqimit që e nxit këtë në vetëm një filxhan në ditë, pirja e ujit do të largojë kripën e tepërt nga trupi dhe do të lehtësojë tretjen.

Përtypja e pamjaftueshme, gëlltitja e shpejtë, por edhe bisedimi gjatë ushqimit janë shkaqet kryesore të mbledhjes së ajrit në stomak.

Nëse nuk e përtypni mirë ushqimin, e përtypni edhe ajrin i cili do të mbesë i robëruar. Përveçse me përtypje më të lehtë, fryrjen do ta parandaloni edhe nëse hani më pak bukë dhe pasta. Niseshteja në këto ushqime shkakton mbajtjen e ujit, që po ashtu shkakton ndjenjën e pakëndshme të fryrjes, transmeton Koha.net. Për të njëjtën arsye do të ishte e zgjuar të shmangni ushqimin e njelmët dhe pijet e ëmbla me gaz të cilat përmbajnë flluska të ajrit. Edhe pse perimet e gjalla përmbajnë më shumë përbërës të ushqyeshëm, nëse i zieni, më shpejt do t’i tretni dhe parandaloni fryrjen.

Përveç ushqimit të njelmët dhe të yndyrshëm, në veçanti edhe ushqimi i fërguar ngadalëson tretjen dhe lë ndjenjën e rëndë në stomak. Por, në mes shkaqeve më të shpeshta të fryrjes është intoleranca në laktozë, respektivisht pamundësia e tretjes së sheqerit, i cili gjendet në produktet qumështore. Por, madje edhe tek ata që nuk e kanë këtë problem, qumështi shpesh shkakton fryrjen.

Edhe pse rrepa, lakra, lulelakra, fasulet, thjerrëzat dhe brokoli janë në listën e perimeve të cilat më së shumti shkaktojnë fryrje, kjo nuk do të thotë që duhet tërësisht t’i përjashtoni nga ushqimi. Thjesht reduktoni konsumin e tyre dhe kombinoni me ato që nuk nxisin atë ndjenjë të pakëndshme.

Hani hudhër, por edhe ananas
Ushtrimet të paktën 30 minuta në ditë përshpejtojnë tretjen dhe largojnë lëngjet e tepërta nga trupi. Por fryrjen do ta reduktoni edhe nëse rregullisht hani hudhër, por edhe ananas dhe grejpfrut, të cilët po ashtu lehtësojnë ndjenjën e peshës në sistemin tretës.

Larg nga çamçakëzët
Përtypja e çamçakëzëve “ju nxit” të gëlltitni shumë dhe kështu gëlltisni edhe shumë ajër.

Probiotikët për tretje të lehtë
Konsumoni jogurt dhe produkte qumështore të cilat përmbajnë koncentrime të larta të probiotikëve, respektivisht të baktereve “të mira” të cilat lehtësojnë tretjen dhe përshpejtojnë metabolizmin.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...