Ekzistojnë këto mënyra natyrale për parandalimin e rënies së flokut

8 Tetor 2016 - 10:17      

Rënia e flokëve është një nga simptomat alarmante, jo vetëm për shkak të çështjes estetike, por edhe sepse mund të paralajmërojë për një problem shëndetësor të mundshëm.

Njerëzit kanë eksperimentuar për shekuj të tërë me krijimin e trajtimeve mbi humbjen e flokëve. Për shembull, egjiptianët e lashtë kanë përdorur një përzierje të veçantë me plumb të kuq, qepë, alabastër, mjaltë dhe yndyrë kafsheje.

Sigurisht që hulumtimet kanë përparuar që atëherë edhe mënyrat e trajtimit tashmë janë të shumta. Disa nga to edhe me produkte natyrale. Ja opsionet më të përdorura:

Lëng qepe

Sipas një studimi, rezultatet e të cilit janë botuar në revistën Journal of Dermatology, 20 nga 23 njerëz, që kanë aplikuar lëng qepë në lëkurë e kokës dy herë në ditë, panë që fije të reja floku filluan të dilnin për gjashtë javë. Shkencëtarët ia atribuojnë këtë efekt vetive antiflamatore që ka qepa.

Speca djegës

“Capsaicin”, i cili është një përbërësi aktiv në specat djegës shkakton një sërë reaksionesh në trup, që çojnë në rritjen e flokëve. Hulumtuesit nga Japonia u dhanë 48 njerëz capsaicin. Nga ata që morën pjesë, pothuajse 65% prej tyre panë që brenda pesë muajve, flokët filluan të dilnin.

Sherebel, rozmarinë dhe aloe

Sherebeli rrit dendësinë e flokëve, ndërsa rozmarina dhe aloe ndihmon në zhvillimin e tyre. Kjo është edhe arsyeja që këta përbërës përdoren në produktet e kujdesit ndaj flokëve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...