Fisker kthehet më 2017 me model të ri “që s’është parë deri tani”

5 Tetor 2016 - 16:53      

Dizajnuesi i veturave Henrik Fisker ka pohuar se do të rikthehet në industrinë e veturave me një version krejtësisht të ri të modelit të vitit 2012 të Fisker Karma, transmeton koha.net.

Modeli i ri do të jetë krejtësisht elektrik, për të rivalizuar Tesla Model S, ndërsa do të lansohet në tre mujorin e dytë të vitit 2017.
Fisker ka thënë për Bloomeberg, se modeli i ri “ka teknologji të cilën askush tjetër nuk e ka dhe se askush nuk është as afër asaj që ne jemi duke bërë”, transmeton koha.net.

Pritet që Fisker të zgjerojë jetën e baterisë, për shkak të përdorimit të baterive më të lehta, me të cilat me një mbushje të vetme do të mund të kalohen mbi 650 kilometra rrugë.

Fisker nuk ka zbuluar asnjë detaj të veturës, por vetëm ka thënë se do të jetë si asnjë veturë që është në tregun e tanishëm në botë, ndërsa pritet të kushtojë rreth 150 mijë euro.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...