Çaji taheebo

5 Tetor 2016 - 13:00      

Rezultatet pozitive të pirjes së çajit taheebo, janë dëshmuar para së gjithash në shërimin e disa llojeve të kancerit, përfshirë leukeminë dhe shumë sëmundje tjera serioze.

Konsiderohet se ky çaj, duke iu falënderuar një numri substancash vitale, nxit punën e imunitetit, lufton infeksionet,përshpejton shërimin e plagëve, rrit apetitin, trupit i jep më shumë vitalitet dhe e përtërin.

Duke iu falënderuar veprimit të tij, gjëndrat e djersitjes janë gjithnjë të hapura, lehtëson largimin e substancave helmuese nga organizmi ynë.

Është e rëndësishme të ceket se konsumimi i çajit taheebo nuk ka efekte anësore negative në organizëm nëse merret në kombinim me ilaçet e përshkruara, transmeton Koha.net. Përmirësime të dukshme të shëndetit pas marrjes së çajit taheebo janë vërejtur te pacientët të cilët vuajnë nga sëmundje serioze.

Në disa raste konsumimi i këtij çaji edhe ka çuar deri në shërim. Për çajin taheebo, disa hulumtime kanë vërtetuar se përmban substancën e cila është një antibiotik shumë i fuqishëm natyror. Ai jo vetëm që largon dhimbjet por edhe ndihmon organizmin që vetë t’i luftojë sëmundjet.

Gjatë ciklit menstrual qetëson dhe relakson. Nëse keni problem me këmbët e lodhura dhe të rënda, dobësim të venave apo zgjerim të tyre, do të duhej ta pini këtë çaj.

Rekomandohet pirja e 3-4 filxhanëve në ditë, ndërsa pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, mjafton të pihet vetëm një filxhan në ditë.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...