Puna me ndërrime rrit rrezikun nga skleroza e shumëfishtë tek të rinjtë

5 Tetor 2016 - 08:26      

Tek të rinjtë puna e natës ose puna me ndërrime prish ritmin cirkadial, çka shkakton procese inflamatore dhe sekretimin e çrregullt të melatoninës, çka përshpejton sklerozën e shumëfishtë.

Të rinjtë të cilët punojnë me ndërrime ose vetëm gjatë natës dhe nuk kanë gjumë normal kanë dy herë rrezik më të madh nga skleroza e shumëfishtë, për dallim nga ata që nuk kanë punuar asnjëherë me ndërrime, zbulon studimi i Insitutit Karolinska Stockholm i cili ka analizuar më shumë se 6000 persona të sëmurë për një kohë të gjatë apo shkurtër nga skleroza e shumëfishtë, të moshës prej 16 deri 70 vjeç.

Njerëzit të cilët më së paku tri vite kanë punuar në ndërrimin e natës para moshës 20 vjeçare kanë rrezik më të madh nga skleroza e shumëfishtë, transmeton Koha.net. Puna e natës ose puna me ndërrime prish ritmin cirkadial dhe sekretimin e melatoninës dhe rrit reaksionet inflamatore, dhe me këtë gjë edhe zhvillimin e sëmundjes.

“Analiza jonë tregon lidhje të rëndësishme në mes punës me ndërrime në moshë të re dhe shfaqjes së sklerozës së shumëfishtë. Rezultatet tregojnë që njerëzit të cilët deri në vitet e 20-a kanë punuar në ndërrime kanë dy herë rrezik më të madh nga skleroza e shumëfishtë se ata që nuk kanë punuar kurrë me ndërrime”, thekson udhëheqësja e studimit, dr. Anna Karin Hedström.

Hulumtimet e mëhershme vërtetojnë që puna me ndërrime, puna gjatë natës ose orari rrotullues i punës rrisin rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, çrregullimet e tiroides dhe kanceri.

Skleroza e shumëfishtë është sëmundje që përparon në mënyrë të ngadalshme e sistemit nervor qendror të cilën e karakterizon humbja e masës së bardhë trunore dhe palcës kurrizore çka rezulton me simptomat dhe shenjat e ndryshme neurologjike. Shkaku i sëmundjes nuk është i njohur. Fillimi ndonjëherë mund të lidhet me ndonjë infeksion të fshehur viral i cili fillon reagimin imun patologjik. Shpjegim i mundshëm është edhe prirja familjare. Sëmundja më së shpeshti paraqitet në mes viteve 20 dhe 40 të jetës, dhe më e shpeshtë është tek femrat se tek meshkujt.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...