Spinaqi më të vërtetë na bën të fortë si Popaji

4 Tetor 2016 - 08:08      

Heroi i vizatuar forcën mbinjerëzore e fiton me konsumimin e spinaqit, ndërsa shkencëtarët kanë dëshmuar që efektet nuk janë trillim, por realitet.

Kur ai ose të afërmit e tij ndodheshin në rrezik, Popaji do të përpijë konservën e spinaqit për të fituar forcë mbinjerëzore, e cila është më shumë se e nevojshme për shpëtimin e guximshëm të jetëve të rrezikuara, ndërsa tani shkencëtarët kanë zbuluar që ato efekte nuk janë fryt i imagjinatës së filmave vizatimor, por realitet.

Shkencëtarët suedezë kanë zbuluar që nitratet, kripërat e acidit nitrik nga spinaqi nxisin sintezën e shtuar të proteinave të cilat janë kyçe për forcimin e muskujve.

Ekspertët nga Instituti Karolinska deri te ky zbulim kanë ardhur me eksperimentimet në minjtë laboratorik, transmeton Koha.net. Brejtësit të cilët kanë marrë sasi të vogël të nitrateve kanë pasur muskuj shumë më të fortë të këmbëve dhe shputave se sa minjtë që nuk kanë konsumuar kripërat e acidit nitrik.

“Rezultatet tona janë interesante sepse sasia e nitrateve e nevojshme për ndryshimin e forcës së muskujve të minjve është jashtëzakonisht e vogël. Për ne njerëzit do të thotë që me rritjen e konsumimit të perimes së caktuar e cila është e pasur me nitrate mund të rrisin vëllimin e muskujve”, tha dr. Andres Hernandez, udhëheqësi i hulumtimeve. Kripërat e acidit nitrik mund të gjenden në spinaq, panxhar, sallatë të gjelbër, etj.

Shkencëtarët shpresojnë që studimi i tyre, i cili është publikuar në revistën shkencore “Journal of Physiology”, do t’u ndihmojë pacientët që vuajnë nga distrofia e muskujve dhe sëmundjet tjera që ndikojnë negativisht në masën dhe funksionalitetin e muskujve.

Hulumtimet e mëhershme kanë treguar që spinaqi redukton apetitin ashtu që përshpejton ndjenjën e ngopjes dhe kjo ndihmon shërimin e pacientëve që kanë pësuar atak në zemër.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...