Sa më pak rrimë ulur, më gjatë jetojmë

3 Tetor 2016 - 08:40      

Sipas përllogaritjeve të shkencëtarëve, kufizimi i kohës të cilën e kalojmë duke qëndruar ulur në vetëm tri orë në ditë mund të na zgjasë jetën edhe për dy vjet.

Ngjashëm me këtë, nëse reduktojmë shikimin e televizorit në dy orë në ditë, jetën do ta zgjasim për 1,4 vjet.

Megjithatë, ekspertët besojnë që këto vlerësime, të cilat janë të bazuara në pesë hulumtime të mëdha, janë të pasigurta në parashikimin e rreziqeve individuale.

“Ky është studim i popullsisë. Ai nuk mundet t’u thotë se çfarë efekti do të arrini nëse çoheni nga sofa. Megjithatë, nëse gjeneratat e ardhshme kalojnë më shumë kohë në lëvizje, ka shumë mundësi që do të jetojnë më gjatë. Shumica prej nesh gjatë ditës kalon më shumë se tri orë në pozitën ulur prandaj ky synim tani është mjaft optimist”, ka thënë profesori David Spiegelhalter, ekspert për vlerësimin e rrezikut, transmeton Koha.net.

Çdo ditë kemi gjithnjë e më shumë dëshmi që sa më shumë kohë kalojmë duke qëndruar ulur, aq më të pashëndetshëm jemi.

Disa hulumtime kanë lidhur qëndrimin ulur dhe shikimin e televizorit me diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

Hulumtuesit të cilët kanë punuar në këtë studim kanë pranuar se ekzistojnë të meta të cilat hulumtimin e tyre e bëjnë jo të besueshëm qind për qind.

Në hulumtim janë përfshirë 167.000 persona, megjithatë nuk janë evidentuar stilet e tyre të jetës. Nuk dihet se cilët prej këtyre personave kanë qenë me shëndet të dobët edhe para hulumtimit.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...