Kadifeja e sezonit të ftohtë

2 Tetor 2016 - 23:07      

Trend i pasarelave të sezonit të sivjetmë vjeshtë/dimër është bërë edhe kadifeja (plishi). Disenjatorët po shpalosin kreacione të shumta me kadife.

Ky material po del të jetë nga më të popullarizuarit për këtë vit. Edhe fashionistët e bllogeret po e veshin kadifenë në mënyra e stile të reja në stilin e rrugës. Më e popullarizuara është kadifeja me vezullimë, shkruan sot Koha Ditore

Kadifeja është një ndër materialet më luksoze në treg. Gazetarja Caroline Gross ka thënë se ky material ka bërë bujën më të madhe në pasarelat e Londrës dhe të Milanos. Ky material, sipas saj, po i shton edhe më shumë “fluiditet” figurës femërore. Kadifenë në mënyrë liberale po e përdorin brende të modës si Luisa Beccaria, Emilio Pucci, Costume National dhe Antonio Marras. Kurse në Londër po e përdorin brendet si Christopher Kane, Topshop Unique, House of Holland dhe Mary Katrantzou.

Modeles Cara Delevingne po i pëlqejnë kreacionet e brendit Emilio Pucci. Ajo ka veshur një fustan/xhaketë nga ky brend me ngjyrë të kaltër të errët. Numër i madh i të famshmeve po e zgjedhin materialin e kadifesë për t’u veshur këtë sezon.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
 

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...