Sezona e rënies së flokëve

2 Tetor 2016 - 19:59      

Flokët bien në sasi më të madhe gjatë stinës së vjeshtës.

Megjithatë, kjo nuk duhet parë si situatë alarmuese. Njësoj si me gjethet, të cilat bien në vjeshtë, e njëjta gjë ndodhë edhe me flokët. Edhe ato e përsërisin ciklin e tyre: lindjen, rritjen, fazën e maturimit dhe vdekjen.

Dielli duket të jetë faktori që e përshpejton këtë proces. Në pranverë dhe verë rrezet e diellit rrisin sekretimin e hormoneve përgjegjëse për rritjen e flokut, duke shkaktuar një reaksion të ngjashëm me atë të bimëve, shkruan sot Koha Ditore. Kështu, kemi një rritje të përshpejtuar gjatë muajve të nxehtë, e që në fund të muajit gusht deri në fund të muajit nëntor mbaron cikli i jetës së një pjese të flokëve. Mesatarisht, kjo periudhë zgjatë 4-6 javë. Pas kësaj periudhe, gjithçka kthehet në normalitet.

Megjithatë, profesionistët thonë se kjo nuk duhet të na bëjë që të ndjehemi komod. Në stinën e vjeshtës, duhet dyfish më shumë kujdes për flokët. Në anën tjetër, norma e rënies së flokëve ndryshon nga një person tek tjetri , që do të thotë se është e rëndësishme të kuptoni nëse rënia është sezonale apo shkaktohet nga faktorë të tjerë brenda organizmit. Për mënyrën se si duhet trajtuar flokët gjatë rënies sezonale do të na këshillojë stilisti, Arbnor Aliu.

Këshillat e tij mund t’i lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...