1 Tetor 2016 - 23:30
Te personat e rinj e të shëndetshëm, një pjesë e trurit që quhet hapësira temporale mediale në mënyrë aktive “anulon” lëvizjen në prapavijë, kështu që ai apo ajo të mund të koncentrohen në lëvizjet e objekteve në plan të parë, shpjegojnë shkencëtarët nga Universiteti i Rochesterit.
Njerëzit e moshuar janë më të mirë në të vërejturit e lëvizjeve në prapavijë, ndoshta për shkak se hapësira temporale mediale nuk u funksionon si duhet.
Rezultatet e hulumtimit ndoshta do të ndihmojnë në hartimin e mënyrave të reja për t’i mësuar të moshuarit të jenë vozitës më të mirë.
Hulumtuesit kanë zbuluar sesi zona temporale mediale ka qenë përgjegjëse për këtë efekt me ndihmën e teknikës e cilat quhet stimulim magnetik transkranial. Pasi që kanë bashkangjitur mbështjellësin magnetik në pjesën e pasme të kokës së subjektit, shkencëtarët kanë stimuluar zonën temporale mediale të trurit me sinjale elektrike gjatë15 minutave për të ndaluar përkohësisht funksionimin e tij, transmeton Koha.net. Dhe derisa zona temporale mediale ishte më pak aktive, shkencëtarët kanë testuar sesi subjektet identifikojnë lëvizjet e objekteve të ndryshme. Kanë zbuluar që kur zona temporale mediale ishte më pak aktive, të anketuarit kanë identifikuar më lehtë lëvizjet e objekteve në prapavijë.
Ky zbulim i ri po asht do të ndihmojë në diagnostikimin e njerëzve me skizofreni dhe depresion, të cilët po ashtu kanë qenë më të mirë në vëzhgimin e lëvizjeve në prapavijë, përfundojnë hulumtuesit.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...