2 Tetor 2016 - 08:10
Ju paraqesim ushqimet që parandalojnë humbjen e kujtesës!
Spinaqi
Hulumtimet kanë treguar që spinaqi ndikon pozitivisht në kujtesë. Jo vetëm që parandalon humbjen e kujtesës, por edhe e përmirëson. Arsyeja me siguri qëndron dhe në koncentrimin e madh të acidi folik, i cili në mënyrë të dëshmuar forcon kujtesën edhe tek sëmundja e Alzheimerit, transmeton Koha.net. Vetëm me një gjysmë pjate spinaq në organizëm konsumoni dy të tretat e sasisë së nevojshme ditore të acidit folik.
Qepa e kuqe
Qepa përmban koncentrimin e fisetinit, flavonoidit natyral, që vepron në mënyrë amtikancerogjene dhe nxit përmirësimin e kujtesës afatgjate. Për këtë arsye, qepa e kuqe është më e shëndetshme se e bardha.
Peshku i yndyrshëm
Acidet yndyrore omega-3 reduktojnë mundësinë e inflamacionit të qelizave të trurit, të cilat shkaktojnë dobësimin e kujtesës. Peshqit më të yndyrshëm, sardinat ose salmoni që janë burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3, nxisin kujtesë më të mirë. Është e rekomandueshme të hani peshk të paktën tri herë në javë, edhe pse madje edhe vetëm një shujtë e tillë ndikon në kualitetin e kujtesës.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...