Sot është dita e respektit për të moshuar

1 Tetor 2016 - 09:19      

Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve është një ditë e veçantë për personat e moshës së tretë në të gjithë botën.

Më 14 dhjetor 1990 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përcaktoi 1 Tetorin si ditën e respekit global për të moshuarit.

Në shumë vende të botës, politikanët mbajnë fjalime, veçanërisht ata përgjegjës të departamenteve qeveritare që përqëndrohen tek të moshuarit.

Radiot, televizonet apo gazetat botojnë intervista me të moshuar për çështje të tilla si, arritjet që kanë bërë për të krijuar një shoqëri më të mirë.

Kjo ditë zakonisht është e mbushur edhe me shumë aktivitete të tjera, në shkolla dhe insitucione të ndryshme tregohen materiale promovuese për Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve.

Gjithashtu organizohen aktivitete të fokusuara në mjedis, shëndetësi, arsim apo shërbime komunitare në respekt të moshës së tretë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila është autoriteti drejtues dhe kordinues i OKB-së për çështjet e lidhura me shëndetin, ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive në promovimin e ndërgjegjësimit të publikut për këtë ditë.

Diskutimet janë përqëndruar në tema të tilla si: plakja e popullsisë dhe ofrimi i kujdesit shëndetësor për personat e kësaj moshe, puna vullnetare, kujdesi social dhe mënyrat që të jenë më përfshirëse për personat e moshuar në fuqinë punëtore.

Në vitin 2002 Asambleja e dytë Botërore mbi Plakjen në Madrit miratoi Planin e Veprimit Ndërkombëtar për Moshimin për t'iu përgjigjur mundësive dhe sfidave të plakjes së popullsisë në shekullin e 21-të dhe për të nxitur zhvillimin e një shoqërie për të gjitha moshat.

Imazhet e njerëzve të moshuar nga kultura të ndryshme dhe prejardhje nga mbarë bota janë përdorur në mjetet promovuese të OKB-së për Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve prej 1 Tetorit të vitit 1991.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...