Si t’i mbani larg vetes rrudhat

30 Shtator 2016 - 08:51      

Procesi i plakjes shkakton ndryshime të padëshirueshme në lëkurë dhe bashkë me faktorët e ambientit bëjnë që lëkura jonë të humbasë vazhdimisht elasticitetin dhe të varet.

Për fat të mirë, ekzistojnë disa ilaçe natyrale që mund të na ndihmojnë që lëkura jonë të ruajë elasticitetin dhe të duket e re. Ne po iu tregojmë se si të përgatisni një krem që ndihmon dhe ruan lëkurën në këtë drejtim.

Në përbërje të këtij kremi janë vetëm dy përbërës: kastravec dhe e bardhë veze.

Kastraveci është një perime e shëndetshme, që përmban sasi të madhe uji dhe ushqyesish esencialë që gjenerojnë lëkurën në mënyrë natyrale. Ai përmban gjithashtu antioksidantë dhe vitamina C dhe K, të cilat mund të shkatërrojnë radikalet e lira në trup dhe parandalojnë rrudhat dhe plakjen. Përbërësi më i rëndësishëm te kastraveci që mbështet indin lidhës është silica.

Në anën tjetër, të bardhat e vezëve kanë një sërë vetish, duke përfshirë edhe aftësinë për të tërhequr lëkurën.

Ja si ta përgatisni këtë ilaç:

Fillimisht qëroni kastravecin dhe pastaj priteni përgjysmë dhe copëtojeni njërën gjysmë në pjesë të vogla. Vendosini copat e kastravecit në një blender dhe përziejini për disa minuta në shpejtësi të lartë derisa përzierja të ketë pamjen e një pureje. Më pas, shtrydheni përzierjen përmes një garze në një tas dhe shtoni më vonë 1 të bardhë veze dhe përziejini së bashku.

Aplikojeni përzierjen në zonat e prekura në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 15 minuta përpara se ta shpëlani me ujë të ftohtë. Përsëriteni procedurën dy herë në javë për rezultate më të mira.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...