Çfarë duhet të bëni nëse hani thonjtë nga nervozizmi

29 Shtator 2016 - 10:23      

Nëse je një prej atyre njerëzve që i ha thonjtë rregullisht, me siguri e di edhe burimin nga se e ke këtë zakon të keq që është i ngjashëm tek shumë njerëz.

Sipas specialistëve, askush nuk do që t’i dëmtojë thonjtë, por ky është një ves i vështirë për t’u zhdukur.

Kjo edhe për arsye se për shumicën e njerëzve, ngrënia e thonjve është një reagim nervozizmi ndaj situatave të caktuara apo pasojë e diçkaje që ata e bëjnë në mërzitje e sipër.

Për fat të mirë, ka disa mënyra për ta ndaluar veten nga ngrënia e thonjve.

1. Fillo me disa analiza. Me siguri e di që ky është një ves i keq, por e di se sa shumë rrezikon shëndetin duke ngrënë thonjtë? Mendo se sa herë i ke futur duart e palara në gojë për të ngrënë thonjtë. Kjo të bën më të prekshëm ndaj sëmundjeve dhe të ftohtit. Po kështu, me këtë veprim shtohen infeksionet, shtuar edhe rastet kur nga thonjtë del edhe gjak, rreziku është edhe më i madh.

2. Fillo vetëm me njëri thua. Kalo disa ditë duke ngrënë vetëm njërin dhe do të vëresh se sa shumë ndryshim ka nga të gjithë thonjtë e tjerë. Duke krahasuar, me kalimin e kohës mund të ndërgjegjësohesh për veprimin.

3. Përdor një manikyr xhel, sepse është shumë i fortë për t’u prishur lehtësisht. Ai në të njëjtën kohë do të të ndihmojë për t’i pasur thonjtë më të fortë.

4. Nëse i ha thonjtë sa herë ndihesh e stresuar, atëherë gjej mënyra të tjera për të larguar stresin.

5. Mbaji gjithmonë thonjtë të shkurtër në mënyrë që të eliminosh sa më shumë vesin për të kafshuar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...