A uleni drejt në tavolinën e punës?

28 Shtator 2016 - 10:02      

Nëse ndieni dhimbje në shpinë në fund të javës së punës, të cilat përcillen edhe gjatë vikendit, me siguri nuk uleni drejt në tavolinën e punës, shkruan sot Koha Ditore.

Çka do të thotë të uleni drejt (si duhet)?

Supet duhet t’i keni të tërhequra prapa, ndërsa koka duhet të jetë drejtë. Mos e shtyni para. Boshti kurrizor duhet të jetë gjithmonë në pozitën e vet të natyrshme të shkronjës “S”, duke bërë me këmbë këndin prej 120-shkallësh. Megjithatë, gjatë kohës së qëndrimit ulur shpesh merr formën e shkronjës “C” çka e ngarkon, dhe me kohë mundet edhe ta deformojë tërësisht.

Pushimi është i domosdoshëm. Ngrihuni dhe shëtisni të paktën çdo orë. Mos rrini ulur me këmbë të kryqëzuara. Të dy shputat duhet të jenë në tokë. Mos i sillni në një anë, sepse me përsëritjen e shpeshtë të atyre lëvizjeve mund t’i deformoni. Vithet gjithmonë vendosni në buzë të karriges, kështu do t’ia mundësoni karriges ta mbrojë e mbështesë boshtin kurrizor.

E rëndësishme është që derisa rrini ulur, gjunjët t’i keni diç më ulët se ijët.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...