6 mitet (kryesisht) false të ushqimit

26 Shtator 2016 - 13:40      

Përhapen furishëm online, përmes zinxhirëve të e-mailave dhe madje edhe përgjatë gjeneratave të ndryshme, duke e bërë gjithnjë më të vështirë të ndajmë faktin nga fiksioni.

Ju sjellim gjashtë nga mitet më të zakonshme të ushqimit, dhe pjesa e së vërtetës që e përmban secili mit, të cilën ju mund ta përdorni për shëndetin tuaj apo si përparësi për humbjen e peshës.

Miti nr. 1: Pirja e ujit ndihmon të humbni peshë


Një grimcë e së vërtetës: Uji mund ta zvogëlojë madhësinë e shujtës.

Duke shtuar vetëm disa gota ujë gjatë ditës nuk do të shkrini dhjamin tuaj, por hulumtimi tregon që nëse pini ujë para shujtës, mund të hani më pak. Shkencëtarët në Virginia Polytechnic Institute dhe State University kanë përcjellë një grup të të rriturve në dieta me pak kalori për 12 javë; ata kanë zbuluar që ata që kanë pirë dy gota ujë para çdo vakti ditor kanë humbur dy kilogramë më shumë se ata që nuk kanë pirë ujë, transmeton Koha.net. Mbushja e stomakut tuaj me substancë me zero kalori mund të çojë deri te vaktet më të vogla, thonë shkencëtarët; plus, zëvendësimi i ujit me soda dhe lëngje të pemëve, po ashtu ndihmon të ruhen kaloritë. E urreni ujin pa shije? Hidhni një copë limon në të, ose shikoni varietetet e aromatizuara që nuk kanë kalori: Disa lloje të ujit me vitamina, për shembull, përmbajnë 200 kalori për shishe, dhe duke pirë një në ditë mund të shkaktojë që të shtoni 10 kilogramë në vit.

Miti 2: Patatet e skuqura ju bëjnë me puçrra


Një grimcë e së vërtetës: gishtat me yndyrë i keqësojnë aknet tuaja edhe më shumë.

Vaji i tepërt në lëkurën tuaj shkakton aknet, por ushqimet e yndyrshme nuk i kontribuojnë problemit – të paktën derisa nuk hani në mënyrë tërësisht të çrregullt. Sipas American Academy of Dermatology (AAD), kur vajrat bimore hyjnë në lëkurë, ato mund t’i përkeqësojnë aknet ekzistuese – prandaj fshini gojën dhe gishtat me yndyrë mbani larg nga fytyra. Po çokollata? Shkencëtarët duhet ta studiojnë më shumë atë. Edhe pse ekspertët pajtohen që disa ushqime specifike nuk shkaktojnë akne, një hulumtim preliminar i prezantuar në konferencën e AAD-së këtë vit ka zbuluar që ngrënia e çokollatës së pastër mund t’i acarojë aknet te njerëzit që janë të prirë ndaj puçrrave.

Miti 3: Mielli i bardhë zbardhohet me lëndë të rrezikshme kimike


Një grimcë e së vërtetës: Mielli i bardhë zbardhohet, por kimikatet janë të sigurta.

Mielli zbardhohet natyrshëm vetvetiu derisa bashkëdyzimet e verdha të quajtura ksantofile reagojnë me oksigjenin në ajër, dhe ky proces kërkon disa javë.

Për ta përshpejtuar procesin, prodhuesit e zbardhojnë miellin, duke e bërë të bardhë nga ngjyra e tij natyrale e kashtës me kimikatet e sigurta, të aprovuara nga FDA-ja (disa nga të njëjtat përdoren për të dezinfektuar perimet). Alloxani, një komponim që ka shkaktuar diabet në hulumtime të kafshëve, mund të formohet si nënprodukt, por sasia është shumë e vogël (më pak se 0.03 mg për rriskë të bukës) dhe e padëmshme, thotë Julie Jones, profesoreshë e shkencave të familjes, konsumatorëve dhe vlerave ushqyese në St. Catherine University. A ka mielli i bardhë më pak vlera ushqyese? Po, gjatë përpunimit të miellit largohen ushqyesit esencialë siç janë fibrat, magnezi dhe vitamina E. A është i rrezikshëm? Jo.

Miti 4: Karotat ju bëjnë të shihni më mirë


Një grimcë e së vërtetës: karotat përmbajnë ushqyes që ndihmojnë t’i mbani sytë të shëndetshëm.

Ato janë të pasura me vitaminën A dhe vitamina A është absolutisht e rëndësishme për shëndetin e syrit – por nuk ka asgjë magjike në këtë perime me ngjyrë të portokalltë. Kështu që po, karotat janë të mira për shikimin tuaj, por jo, nuk do ta përmirësojnë atë, thonë ekspertët në American Academy of Ophthalmology. Për t’i mbajtur sytë në formë të mirë, më shumë është e rëndësishme të hani një dietë në përgjithësi të ekuilibruar për t’i marrë të gjithë vlerat esenciale ushqyese, dhe të kontrolloni peshën – mbipesha rrit rrezikun tuaj nga diabeti dhe sëmundjet tjera kronike që mund të çojnë në humbje të shikimit.

Miti 5: Të ngrënit pasi që bie terri shndërrohet në kilogramë


Një grimcë e së vërtetës: Njerëzit janë më shumë të prirë të hanë tepër gjatë natës.

Konsumimi i tepërt i kalorive është ajo që ju bën të shtoni në peshë – në të vërtetë nuk ka aq rëndësi se në cilën kohë të ditës ju e bëni këtë gjë. Njerëzit kanë tendencë të abuzojnë me kalori gjatë gjatës nga mërzia ose nga emocionet e tjera në vend të urisë – atëherë kaloritë ruhen si yndyra, transmeton Koha.net. Po ashtu, ata që shpesh hanë natën vonë zgjohen pa apetit dhe kapërcejnë mëngjesin, vaktin i cili është dëshmuar ta kontrollojë marrjen e kalorive përgjatë ditës. Për të ndihmuar frenimin e ngrënies gjatë natës: lani dhëmbët pas ushqimit tuaj të fundit (kjo gjë dërgon mesazh të fuqishëm se koha e ngrënies ka përfunduar); “mbylleni” kuzhinën 2 orë para kohës së gjumit; dhe mbani larg syve arrat, lajthitë, patatinat, etj.

Miti 6: Sheqeri shkakton diabetin


Një grimcë e së vërtetës: sheqeri kontribuon në shtimin e peshës, çka e ngrit rrezikun. Ai nuk çon te diabeti në të njëjtën mënyrë siç e shkaktojnë cigaret kancerin, por hulumtimi tregon që sheqeri luan rol. Ne e dimë që të qenët mbipeshë e rrit rrezikun tuaj për të zhvilluar diabet të tipit 2 dhe konsumimi i madh i sheqerit bën që të shtoni kilogramë. Disa shkenca, megjithatë, e kanë lidhur konsumimin e tepërt të sheqerit me ngritjen e rrezikut pavarësisht nga pesha – një studim ka zbuluar që femrat gati kanë dyfishuar rrezikun për diabet kur kanë rritur numrin e pijeve me sheqer nga 1 ose më pak në javë në 1 ose më shumë në ditë gjatë periudhës 4-vjeçare. Që të jeni të sigurt, kontrolloni peshën; hani shumë ushqime me përqindje të lartë fibrash (çka e mban sheqerin në gjak stabil) dhe zgjidhni ujë ose çaj në vend pijeve me sheqer, sa herë që të keni mundësi.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...