25 Shtator 2016 - 17:58
Përdorimi i xhelit sa vjen e shtohet për faktin se zgjasin më shumë se sa një llak i thjeshtë, lejojnë realizimin e modeleve nga më të ndryshmet, si dhe mundësojnë zgjatjen e thonjve në rast janë të shkurtër.
Mirëpo, xheli mund t`i dëmtojë rëndë thonjtë dhe gishtat nëse nuk merren parasysh disa rregulla kryesore. Janë disa gabime tipike, të cilat sipas profesionistëve mund të shmangen me kujdes, shkruan sot Koha Ditore.
Për këto gabime do të na njoftojë Amire Gashi nga Qendra “Estethica”. Sipas saj, përdorimi i xhelit nënkupton edhe njohuri paraprakisht rreth tij. Ajo ka renditur pesë gabime, të cilat thotë se bëhen zakonisht kur përdoret ky produkt në thonj.
1. I heq vetë thonjtë me xhel
Kur plasariten dhe dëmtohen thonjtë, sigurisht kjo është e bezdisshme për secilën. Shumica e bëjnë këtë gabim dhe e heqin xhelin vetë, duke mos shkuar te profesionisti. Gashi këshillon që një gjë të tillë nuk duhet bërë asnjëherë. “Heqja e xhelit duhet bërë te profesionisti, pasi nëse nuk ke njohuri dhe mjetet e nevojshme, mund t`i dëmtosh thonjtë duke hequr shtresën sipërfaqësore dhe duke dëmtuar smaltin natyral të thonjve”, shtjellon ajo.
Për gabimet tjera mund të lexoni në artikullin e plotë në gazetën Koha Ditore.
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...