Pse mielli i bardhë nuk është i shëndetshëm

25 Shtator 2016 - 15:33      

A është i shëndetshëm mielli i bardhë i grurit, është pyetje në të cilën nuk është aspak lehtë të gjendet përgjigjja, por gjithnjë e më shumë nutricionistët dhe shkencëtarët pajtohen që – nuk është i shëndetshëm.

Argumenti i tyre është që në këtë miell mungojnë dy pjesët më të rëndësishme të kokrrës së grurit – shtresa e jashtme ose mbështjellësi dhe embrioni.

Pikërisht për këtë arsye shumë femra të cilat ushqehen me ushqim të rafinuar në organizëm fusin shumë pak materie dhe përbërës ushqyes dhe për këtë arsye shpesh kanë probleme me tretje, më saktë me kapsllëk dhe bëhen subjekt i shumë sëmundjeve kronike, transmeton Koha.net. Marrja e shtojcave dietike në formë të vitaminave dhe mineralëve me shpresë që do të kompensojnë ushqyerjen e keqe, fatkeqësisht nuk do të funksionojë dhe nuk do të jetë mjaft efikas.

Hulumtimet, të cila i kanë kryer National Institutes of Health kanë treguar që për shembull marrja e beta karotenit (me të cilën përndryshe është i pasur gruri) si shtesë e ushqimit mund të rrisë rrezikun nga zhvillimi i kancerit, ndërsa nga ana tjetër, konsumimi i vitaminës së njëjtë në formë të drithërave të papërpunuara është shumë më i shëndetshëm.

Sigurisht, ekziston edhe një mangësi në këtë teori – rreziku i çekuilibrit i cili ka të bëjë me marrjen e të gjithë ushqyesve të nevojshëm nga drithërat e papërpunuara. Për shembull, shumica e ekspertëve pajtohen që beta karoten absorbohet mirë vetëm nëse merret me perimet tjera të cilat përmbajnë në vete karotenoid.

Hyrja në çrregullime

Sa më shumë konsumoni miell të bardhë gruri të rafinuar, aq më shumë trupi juaj ka nevojë për më shumë insulinë, e cila nxit trashjen, respektivisht grumbullimin e yndyrave, për çka vjen deri te rritja e masës trupore, rritja e nivelit të triglicerideve, çka shkakton sëmundjet e zemrës. Me kohë mund të arrihet edhe deri te shfaqja e sëmundjes së sheqerit ose hipoglikemia. E thënë shkurt, trupi tenton që ushqimin i cili nuk ka vlerë të lartë energjetike ta shndërrojë në energji, çka është e pamundshme, prandaj vjen deri te çrregullimet e përmendura.

Konsumimi i shpeshtë i miellit të bardhë paraqet lodhje për gjëndrat veshkore, e cila duhet vazhdimisht të prodhojë hormone për arritjen e baraspeshës së sheqerit në gjak. Për këtë arsye, bëhet gjithnjë më i ngadalshëm dhe i dobët, çka pamundëson reagimin e shpejtë kur është e nevojshme. Mos t’ju gënjejnë deklaratat në miellin e bardhë ku reklamohet bollëku i vitaminave, sepse vetëm katër vitamina dhe minerale shtohen mbrapa. Kur shikojmë që me procesim janë humbur 15 vitamina dhe minerale, së bashku me fibrat dhe antiosksidantët, kjo është definitivisht e papërfillshme.

Mielli i varfër

Mielli i bardhë është i bardhë, sepse gjatë prodhimit zbardhohet me kimikatet (llojet e kimikateve varen nga prodhuesi), porse a janë të rrezikshme, ekzistojnë mendime të ndara. Megjithatë, mbetet fakti që me përpunimet e tilla humbet gjysma e acideve të pangopura yndyrore të cilat gjenden në grurë, ndërsa humbet komplet vitamina E me heqjen e mbështjellësit dhe embrionit.

Si rezultat, kur e blini miellin e bardhë apo ndonjë produkt nga mielli i bardhë në vete konsumoni proteinat me kualitet të keq dhe niseshtenë e cila trashë.

Po ashtu, në miellin e bardhë humbet rreth 50 për qind kalcium, 70 për qind fosfor, 80 për qind hekur, 98 për qind magnez, 75 për qind mangan, 50 për qind kalium, 65 për qind bakër. Është humbur edhe 80 për qind tiaminë, 60 për qind riboflavinë, 75 për qind niacinë dhe kështu me radhë. Pse na pengon?

Sheqernat e thjeshta dhe karbohidratet e rafinuara nga mielli i bardhë hyjnë shumë shpejt në qarkullim të gjakut në formë të sheqerit, transmeton Koha.net. Pasi që e japin energjinë shpejt, po aq shpejt edhe zhduken dhe kështu vjen deri te rritja e shpejtë e sheqerit, sikurse edhe tek rënia e shpejtë.

Pankreasi juaj i cili rregullon se sa insulinë do të lirohet në organizëm nuk mund të reagojë në rritjen e papritur të sheqerit dhe duke ndier që duhet të punojë më shumë se zakonisht në organizëm liron për së tepërmi insulinë, prandaj për këtë arsye vjen deri te rënia e papritur, çka çon deri te mungesa e papritur e energjisë, letargjia, reduktimi i aftësive mentale dhe fizike, dobësia e përgjithshme dhe ndjenja e urisë së rreme.

Kurrsesi të mos harroni që sasitë e mëdha të sheqerit në gjak shkaktojnë trashjen, jo vetëm pse është kalorik, por edhe pse ndryshon metabolizmin, i cili nuk funksionon më si duhet.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...