Si e shohin pleqërinë femrat dhe meshkujt

25 Shtator 2016 - 12:22      

Femrat dhe meshkujt e shikojnë pleqërinë në mënyra të ndryshme, sepse për femrat njeriu është i vjetër me 75 vjet, ndërsa për meshkujt femra është e vjetër me 69 vjet, ndërsa mashkulli me 70 vjet.

Njerëzit e lindur në periudhën prej vitit 1980 deri 1990 i konsiderojnë 62-vjeçarët të moshuar, ndërsa ata që kanë lindur në mes viteve 1964 dhe 1970 konsiderojnë që të vjetër nuk jeni derisa t’i mbushni 71 vjet, vërteton hulumtimi i kompanisë amerikane “Home Instead Senior Care” i kryer në 1235 njerëz.

Të lindurit në mes viteve 1946 dhe 1964 konsiderojnë që njeriu është i vjetër vetëm kur t’i mbushë 77 vjet, ndërsa të lindurit gjatë Luftës së Dytë Botërore të njëjtën gjë e mendojnë për 81-vjeçarët.

Koncepti i moshës dallon nga gjenerata në gjeneratë për gati 20 vjet, por shumica e njerëzve megjithatë do të kishin dëshirë të përjetojnë ditëlindjen e 90-të, transmeton Koha.net. Po ashtu, femrat, për dallim nga meshkujt, konsiderojnë që njerëzit janë të vjetër tek me 75 vjet, ndërsa meshkujt konsiderojnë se si femra është e vjetër me 69 vjet, ndërsa mashkulli me 70 vjet.

“Njerëzit e perceptojnë në mënyra të ndryshme moshën, respektivisht se me sa vjet është në të vërtetë i vjetër njeriu. Duke u plakur ndryshon edhe perceptimi për plakjen”, pohon drejtori i kompanisë “Home Instead Senior Care”, Roger Baumgart.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...