24 Shtator 2016 - 20:20
Edhe pse të gjithë meshkujt janë të ndryshëm, ja disa gjëra të thjeshta që duhet të dihen për gjininë më të fortë, transmeton Koha.net.
- Disa meshkuj pëlqejnë të flasin për ndjenjat, por indirekt. Duheni të jeni inovative dhe të bëni disa pyetje të caktuara që do t’u japin disa përgjigje.
- Disa meshkuj ndjenjat e veta i shprehin me veprime. Jini të vëmendshme dhe shumë shpejt do të kuptoni që disa gjëra ai i bën vetëm për ju.
- Shumica e meshkujve nuk u frikësohet obligimeve, vetëm u nevojitet pak më shumë kohë për të qenë të sigurt për vendimin e tyre.
- Femrat shpesh ankohen që meshkujt nuk i dëgjojnë. Megjithatë, shumica e meshkujve pëlqejnë të dëgjojnë në qetësi, pa u përgjigjur me fjalë siç janë “po, në rregull dhe mirë”.
- Shumicës së meshkujve u pengon kur femra fillon të ankohet dhe grindet. Meshkujt po ashtu pëlqejnë të kalojnë një kohë të caktuar vetëm. Jepuni hapësirë për hobi.
- Mos bisedoni me rrotlla me meshkujt. Nëse dëshironi të thoni diçka, flisni direkt.
- Meshkujt mendojnë për seksin shumë më shpesh se sa femrat. Megjithatë, duhet të kuptoni që të menduarit për diçka nuk është e njëjtë si edhe të bërit.
- Meshkujt pëlqejnë kur femra inicion seksin. Mos u bëni të turpshme dhe merrni iniciativën. Atyre u pëlqen kjo gjë.
- Meshkujt, sikurse edhe femrat, nganjëherë nuk janë të disponuar për seks. Arsyet mund të jenë të llojllojshme, ndërsa arsyeja më e shpeshtë është stresi në punë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...