Sikleti për të shkuar në WC ndikon në vendimmarrje

24 Shtator 2016 - 09:51      

Nëse jeni duke u përpjekur të vendosni për të blerë një çantë të re të shtrenjtë apo modelin më të ri të telefonit, shkencëtarët rekomandojnë që së pari të pini një shishe ujë, transmeton koha.net.

Psikologët nga Universiteti Twente në Holandë kanë zbuluar që njerëzit kanë vetëkontroll më të mirë dhe përmbahen nga marrja e vendimeve të papritura dhe të pamenduara në momentin kur e kanë fshikëzën e urinës të mbushur. Hulumtimi i tyre ka treguar që mekanizmi për vetëkontroll, të cilin e përdor truri kur jeni në siklet për të urinuar, përfshin të gjithë zonat e marrjes së vendimeve.

Ai mekanizëm është i lidhur me zonën e trurit që është e ngarkuar për dëshirat dhe shpërblimet, prandaj kur është aktiv kontrollon çdo lloj të reagimit emocional dhe vendimet e marra në afekt.

Studimi është publikuar në revistën e njohur “Psychological Science” dhe ka treguar që edhe vetëm të menduarit për fjalët që kanë lidhje me urinim, ka efektin e njëjtë. Ky hulumtim mohon ato të mëparshme në të cilat është pohuar që njerëzit vendosin më vështirë kur kanë nevojë për të shkuar në banjë, sepse në atë moment mendja e tyre është nën presion të shtuar, transmeton koha.net.

"Njerëzit shumë më mirë i kontrollojnë dëshirat e tyre impulsive për kënaqësi momentale dhe më shpesh zgjedhin opsionin që është i dobishëm për një kohë më të gjatë kur truri ua dërgon sinjalin për kontroll", ka thënë doktoresha Mirjam Tuk, e cika ka udhëhequr hulumtimin. "Si duket vendimet më të mira i merrni me fshikëzën e mbushur plot", ka konkluduar mjekja.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...