Të ushqehesh shëndetshëm, nuk do të thotë të shpenzosh shumë

23 Shtator 2016 - 11:28      

Nëse do të ushqeheshim sipas këshillave të mjekëve, apo dietologëve, sigurisht që buxheti në fund të javës do të arrinte një shifër goxha të lartë, për mundësitë e shumicës së njerëzve.

Frutat ekzotike, të njohura për vlerat e tyre, por edhe produktet e mishit, bulmetit dhe madje edhe ato të brumit nëse janë plotësisht natyrale kanë çmime më të larta sesa të tjerat.

Edhe produktet e supermarketeve në sektorin e ushqimeve bio, kushtojnë shumë më tepër sesa të ngjashmet e tyre jobio.

E pra, nëse çdo përbërës dhe çdo vakt do ishte organik, atëherë buxheti do ndiente një shtrëngim shumë të fortë. Kështu që njerëzit mbyllin një sy dhe vazhdojnë me produktet normale, duke e konsideruar ushqimin e shëndetshëm si luks.

Por në të vërtetë nuk është e pamundur. Mjafton të dish të bësh zgjedhjet e duhura. Në një intervistë, Gwyeneth Paltrow, e njohur për jetën e saj të shëndetshme, ka shpjeguar që të ushqehesh pastër, nuk do të thotë gjithmonë të ushqehesh shtrenjtë.

Ajo është pyetur pikërisht nëse do të kishte 15 £ në dispozicion për një darkë për familjen, çfarë përbërisish do zgjidhte.

"Ushqim meksikan. Nuk është i shtrenjtë dhe është i pastër. Mund të marrësh tortilla misri. Pak selino, qepë, speca të kuq. Dhe ca proteina, mjafton një kanaçe me fasule", është përgjigjja e saj.

Paltrow rekomandon t’i blejmë produktet në dyqan me ushqim bio.

"Diku ku mund të marrësh produkte organike të cilësisë së mirë, por nuk është e thënë, nëse ble avokado nuk ka pse të jetë domosdoshmërish organik. Lëkura është kaq e trashë, sa thuhet që nuk është e nevojshme që ai të jetë bio”, thotë ajo për avokadon që ka lëkurë të trashë që nuk përshkohet nga pesticidet dhe konsumohet i qëruar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...