Qëndrimi afatgjatë ulur rrit rrezikun nga sëmundja kronike e veshkave

23 Shtator 2016 - 09:56      

Ka gjithnjë e më shumë dëshmi që qëndrimi i gjatë ulur mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tuaj, transmeton koha.net.

Studimet e mëhershme kanë treguar që njerëzit, të cilët çdo ditë e kalojnë duke qëndruar të ulur për një kohë më të gjatë kanë rrezik më të lartë nga diabeti, sulmi në zemër, por edhe disa lloje të karcinomave, ndërsa studimi më i ri ka treguar që qëndrimi afatgjatë ulur po ashtu mund të rrisë rrezikun nga sëmundjet kronike të veshkave, veçanërisht te femrat.

Kështu femrat të cilat gjatë ditës kanë qëndruar më pak se tri orë ulur, kanë pasur 30 për qind rrezik më të ulët nga sëmundjet kronike të veshkave sesa femrat që kanë qëndruar ulur më shumë se tetë orë në ditë.

Interesante është që aktiviteti i rregullt trupor, si ecja në kohëzgjatje prej 30 minutash në ditë është i lidhur me rrezikun e reduktuar nga sëmundja kronike e veshkave te meshkujt, por jo edhe te femrat, transmeton koha.net.

Përndryshe, çdo i dhjeti person i rritur vuan nga sëmundja e veshkave. Është e njohur që personat me sëmundje të veshkave janë të ekspozuar ndaj rrezikut më të madh për të zhvilluar sëmundje të zemrës, anemisë, sëmundje të eshtrave dhe problemeve të tjera shëndetësore.

Nga sa u theksua, është evidente që mënyra e jetesës ka rol të rëndësishëm te sëmundjet e veshkave dhe që qëndrimi i gjatë ulur ka efekt negativ në shëndetin në tërësi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...