Ja si bëhet rigjenerimi i flokëve në vjeshtë

22 Shtator 2016 - 16:17      

Koha e plazhit pothuajse ka kaluar, por jo pa dëme. Si çdo vit, pas kësaj periudhe, flokët janë katastrofë.

Kripa e detit apo klori, rrezet e diellit, edhe në një ditë të vetme mund të shkaktojnë probleme serioze. Shto edhe faktin që sezoni i vjeshtës është favorizues edhe për rënien.

Mënyra më e mirë për t’ua rikthyer flokëve shkëlqimin në vjeshtë, pas tharjes së verës apo dëmtimeve të tjera, janë dy maska të thjeshta të përgatitura në shtëpi. Ushqyese, hidratuese dhe rigjeneruese.

Maska me vaj kokosi

Vaji i kokosit është një vaj i lehtë dhe shumë ushqyes për flokët, është zgjedhja e përkryer për flokët pas dëmeve të verës.

Përbërësit:

2 lugë gjelle vaj kokosi

1 lugë gjelle vaj ulliri

Përdorimi:

Përzieji bashkë vajin e kokosit dhe të ullirit. Fillo aplikoje në flokë përzierjen duke u fokusuar në rrënjët dhe pjesët e dëmtuara. Mbështilli flokët me një kapuç dhe mbaji për rreth 15-30 minuta. Laji me shampo zi zakonisht.

Maska 2

Maska me mjaltë

Mjalti është një ushqyes natyror që u jep flokëve shkëlqim.

Përbërësit:

1/2 filxhan mjaltë

2 lugë gjelle vaj ulliri

Përzieji bashkë mjaltin dhe vajin e ullirit dhe masazho skalpin e kokës me kujdes. Mbaje për rreth 10 minuta dhe pastaj laji flokët si zakonisht.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...