Vaji i ullirit, aleati më i mirë kundër sëmundjeve

22 Shtator 2016 - 14:51      

Tiranë, 22 Shtator - Vaji i ullirit ka qenë në fokus të shumë kërkimeve shkencore për vite me radhë, të cilat kanë vërtetuar se është një ndër ushqimet më të shëndetshme që natyra i ka falur njeriut.

Ai është i pasur me lëndë të ndryshme ushqyese, antioksidues, yndyra të pangopura, lëndë ushqyese anti-inflamatore që parandalojnë sëmundje të ndryshme, luftojnë radikalet e lira, ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe parandalojnë plakjen e parakohshme.

Ja disa nga përfitimet shëndetësore më të rëndësishme të vajit të ullirit ekstra i virgjër, që mund t’ju motivojnë ta përfshini më shumë në dietën tuaj ushqimore.

Lehtëson dhimbjet në pjesë të ndryshme të trupit - Për shkak të përmbajtjes së lartë të lëndëve ushqyese anti-inflamatore për lehtësimin e dhimbjeve në kyçe ose muskuj. Studime të ndryshme kanë treguar se njerëzit që e konsumojnë rregullisht vajin e ullirit vuajnë më pak dhimbje gjatë jetës së tyre se ata që nuk e konsumojnë.

Ju ndihmon të humbisni peshë - Vaji i ullirit ekstra i virgjër mund t’ju ndihmojë të bini në peshë, duke qenë se ju jep ndjesinë e ngopjes dhe përmban yndyra të shëndetshme që mund të stimulojnë rënien në peshë. Megjithatë, duhet të konsumohet në sasi të moderuar pasi mund të ketë efekt laksativ.

Parandalon problemet me kujtesën - Për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrave të shëndetshme, vaji i ullirit mund të shtyjë ose parandalojë probleme me kujtesën të lidhura me sëmundje mendore si alcajmeri.

Parandalon kancerin - Një studim i fundit ka zbuluar se njerëzit që e përfshijnë vajin e ullirit në dietën e tyre kanë më pak rrezik të preken nga kanceri. Ky efekt i rëndësishëm mund të lidhet për shkak të përmbajtjes së lartë të acidit oleik, që është yndyra kryesore e gjetur në këtë ushqim. Për më tepër, vaji i ullirit përmban antioksidues, flavonoide, polifenolë etj, që luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e kancerit, sidomos atë të gjirit.

Lufton diabetin- Një studim i fundit i kryer nga Universiteti i Harvardit ka treguar se “dieta mesdhetare”, që përfshin edhe vajin e ullirit, na mbron edhe nga diabeti i tipit 2. Kjo sepse vaji i ullirit përmban yndyra të shëndetshme që mund të rregullojnë nivelet e sheqerit në gjak dhe prodhimin e insulinës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...