A duhet larë fytyrën çdo mëngjes

22 Shtator 2016 - 09:42      

Kohët e fundit, debati nëse është apo jo e nevojshme larja e fytyrës çdo mëngjes është diskutuar shumë në radhët e ekspertëve të bukurisë.

Nga njëra anë është ai grup estetësh që mendon se nuk ka arsye ta lash fytyrën në mëngjes, nëse në darkë ke bërë një pastrim të thelluar, ndërsa nga ana tjetër janë ata që nuk mund ta kuptojnë vendosjen e make up-it pa pastruar më parë fytyrën.

Zgjidhja e debatit, më në fund, u arrit nga një dermatologe, Ranella Hirsch.

"Në të vërtetë nuk ka arsye për ta larë fytyrën edhe në mëngjes, nëse një natë më parë ke bërë një pastrim të thellë",- thotë Hirsch.

"Por, në të njëjtën kohë, nuk ka asgjë të keqe nëse e pastron edhe në mëngjes, për aq kohë sa nuk e tepron me pastrimin, sepse ashpërson lëkurën dhe e than më shumë atë. Pra, e gjitha është vetëm çështje preference personale”.

Ndërsa sa u përket baktereve që mund të të ngjiten në fytyrë pas larjes në mëngjes, Hirsch shton: “Në fakt, ky nuk është fare problem, sepse në çdo orë të ditës mund të “sulmohesh” nga bakteret kudo që të ndodhesh, por në mëngjes kjo ka më pak gjasa të ndodhë."

E vetmja kohë në të cilën duhet ta lash gjithmonë fytyrën, këshillon Hirsch, është ajo para kremit hidratant:

“Nëse do të përdorësh një hidratant në mëngjes, atëherë në fillim duhet ta shpëlash fytyrën me ujë të pastër", thotë ajo.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...