Ndaleni ftohjen para se t’ju mposhtë

21 Shtator 2016 - 16:13      

Fyti i grithur. Kokën e keni të turbullt. Trupi ju dhemb. Nuk ka dyshim, është duke ju zënë e ftohura. Përsëri. Personat e rritur mesatarisht tri herë në vit “i rrëzon” ftohja, ndërsa secila mesatarisht zgjat nëntë ditë. Megjithatë, kjo nuk është arsye që të dorëzoheni. Ja si mund ta ndaloni ftohjen sapo t’i ndieni simptomat e saj, transmeton koha.net.

Sapo t’i ndieni simptomat

Pini ujë apo lëng portokalli. Konsumimi i lëngjeve gjithsesi do të përmirësojë gjendjen tuaj, dhe veçanërisht nëse hundën e keni të mbyllur apo ju dhemb fyti.
Shpërlani fytin me ujë të kripur. Gjysmë luge kripë hidheni në një gotë me ujë të nxehtë dhe shpërlajeni fytin e sëmurë. Kështu do ta zvogëloni pezmatimin, do ta hiqni këlbazën apo atë që ju irriton në kollë, transmeton koha.net.

Hundën ta keni gjithmonë të pastër. Përdorni sprej për hundë sapo të shfaqen simptomat e para të ftohjes dhe bëni dush me ujë sa më të nxehtë, që të pastrohet gavra e hundës.

Pas disa orësh

Shkoni në barnatore. Blini ilaçe kundër dhimbjeve, të cilat do t’ju ndihmojnë ta ndalni rrjedhjen e hundës, lotimin e syve dhe bllokimin e sinuseve.
Mjalti është ligj! Hani një deri dy lugë të ilaçit të mirë, të vjetër – mjaltë, ose e përzieni në çaj.

Në gjashtë orët e ardhshme

Nëse keni mundësi, mos shkoni në punë. Trupi juaj do të luftojë më mirë me viruset nëse jeni të pushuar. Nëse megjithatë duhet të shkoni në punë, shmangni kolegët dhe mundohuni që sa më shpesh t’i lani duart dhe të përdorni gel për dezinfektim me bazë alkooli.
Mos i harroni lëngjet. Pini shumë ujë, lëng apo çaj, ndërsa për drekë pini supë pule.
Pak ushtrime. Është dëshmuar që ushtrimet e lehta ndihmojnë sistemin e imunitetit

Në fund të ditës

Shansi i fundit për luftë kundër viruseve. Darka juaj le të jetë e pasur me proteina. Hani mish, peshk, fasule, oriz dhe perime të pasura me antioksidantë. Para gjumit bëni dush me ujë të ngrohtë dhe pastaj flini mirë.

Ditën e ardhshme

Nëse ndiheni edhe me keq, keni temperaturë edhe keni filluar të villni, shkoni te mjeku, sepse këto janë simptoma të cilat tregojnë që nuk është vetëm ftohje, por ndoshta gripi apo infeksioni, kështu që me siguri do t’ju duhen antibiotikët.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...