20 Shtator 2016 - 23:03
Gjatë studimit hulumtuesit kanë vëzhguar biseda të ndryshme telefonike të pjesëmarrësve, ndërsa qëllimi i kësaj bisede ka qenë shitja ose zhvillimi i fushatave të caktuara, transmeton Koha.net. Ekspertët kanë analizuar 1 380 biseda, ndërsa një vëmendje të veçantë i kanë kushtuar shpejtësisë së të folurit dhe fjalët që janë përdorur më shpesh.
Doli që bisedat më të suksesshme kanë qenë ato në të cilat menaxherët kanë shitur ose kanë bërë fushatë duke folur me ritëm mesatarisht nga tri e gjysmë fjalë për sekondë.
Në raste të tilla, pjesëmarrësit e bisedave kanë pasur shumë më shumë gjasa për të rënë në ujdi për produktin e propozuar ose për shërbime.
Njerëzit të cilët flasin shumë ngadalë nga konsumatorët janë konsideruar të jenë të paaftë ose tejet pedantë.
Nga ana tjetër, udhëheqësi dhe autori i eksperimentit, profesor i sociologjisë, Jose Benko, tha se të folurit jashtëzakonisht i shpejtë nuk ka lënë përshtypje shumë të këndshme për dëgjuesit: këta pjesëmarrës janë perceptuar si mburravecë dhe persona që nuk japin informacionin e duhur.
Përveç kësaj, ndaljet natyrore mes fjalëve krijojnë një lidhje pozitive, në qoftë se frekuenca e tyre është mesatarisht 4-5 minuta. Në anën tjetër, pushimet tepër të dallueshme kanë një efekt negativ.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...