Të lumturit e zgjedhin ngjyrën rozë!

20 Shtator 2016 - 16:24      

Ngjyrat janë pjesë e jetëve tona. Ndikojnë në atmosferën në hapësirë dhe disponim, zbulojnë shumë për karakteristikat tona, ndërsa në kromoterapi aplikohen edhe për shërimin e sëmundjeve të ndryshme.

Mësoni se çka flet për ju dhoma e ditës, si dhe disa rregulla të përgjithshme për ngjyrat në interier.

Guximtarët e zgjedhin të zezën
E kuqja është ngjyra më e fuqishme dhe e zgjedhin personat me karakter të fortë, që kërkojnë eksitim dhe aksion, si dhe personat e ngrohtë dhe gazmor, transmeton Koha.net. E gjelbra është ngjyrë e preferuar për personat e qetë dhe adhuruesit e natyrës, dhe shpesh do ta zgjedhin ata që anojnë kah aktivitetet e reduktuara dhe relaksimi.

Ngjyra rozë më së shpeshti është ngjyrë e femrave, por lidhet edhe me personat që janë të lumtur, të ngrohtë dhe të besueshëm. Zgjedhja e ngjyrës së kaltër zbulon një person të qetë, por atë e zgjedhin edhe ata për të cilët shtëpia është oazë në jetën e përditshme të ngarkuar. E verdha paraqet një person të hapur, pozitiv dhe optimist, ndërsa individët që pëlqejnë rehatinë dhe kënaqësinë shpesh përcaktohen për tone ngjyrë kafeje.

Ngjyra vjollcë ju zbulon si person që anon kah fisnikëria, pozita e lartë dhe luksi. Aktivitet, ngrohtësi dhe përhapje të karakteristikave vibruese pozitive paraqesin njerëzit që zgjedhin ngjyrën e portokalltë, ndërsa guximi, sofistikimi dhe eleganca zbukurojnë njerëzit që pëlqejnë të zezën. E bardha lidhet me personat e përkushtuar dhe të sinqertë, ndërsa ngjyra e përhimët me personat e balancuar.

E gjelbra për dhomë të gjumit
Janë disa rregulla të pranuara përgjithësisht për aplikimin e ngjyrave gjatë rregullimit të hapësirës, transmeton Koha.net. Për dhomat e djemve rekomandohen ngjyrat e ngrohta, si e kuqja, e verdha apo e portokallta, sepse tërheqin vëmendje dhe stimulojnë aktivitetin.

Ngjyrat e ftohta, si nuancat e së kaltrës, gjelbrës dhe ngjyrës vjollcë, qetësojnë dhe rrisin koncentrimin, prandaj janë të rekomandueshme për dhomat e gjumit apo të punës. Pavarësisht nga ngjyrat, me siguri jeni takuar me shembuj të individëve të cilët në hapësirat për pushim dhe punë kanë përdorur ngjyrat e ngrohta, sepse pikërisht në atë mjedis ndihen mirë.

Mesazhi është ky: zgjidhni ngjyrat që tek ju nxisin disponim pozitiv!

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...