Përse nuk duhet të pini ujë gjatë ngrënies

20 Shtator 2016 - 11:04      

Janë të shumtë njerëzit që pinë ujë gjatë kohës që janë duke ngrënë. Një shprehi e tillë duhet mënjanuar, duke qenë se mund t’ju bëjë më shumë dëm sesa mirë.

Kur ushqimi copëtohet në mënyrën e duhur, goja prodhon sasi të mjaftueshme të pështymës, që e ndihmon ushqimin të shkojë me lehtësi në stomak.

Pështyma kryen funksionin e ujit pasi ajo përmban 98% ujë dhe 2% enzima tretëse, dhe bën që procesi i tretjes të jetë më i lehtë, dhe gjithashtu vret disa nga bakteret që gjenden në ushqimin që ne konsumojmë.

Kur ju pini ujë ndërkohë që jeni duke ngrënë, goja ul sasinë e pështymës që prodhon, gjë që sjell vështirësi në procesin e tretjes. Sa më mirë që ta përtypni ushqimin aq më i lehtë do të jetë procesi i tretjes.

Pasi është kapërcyer, ushqimi shkon në stomak, aty prodhohen disa enzima tretëse dhe lëngje gastrike, të cilat shërbejnë për të tretur ushqimin që ne konsumojmë, një nga këto acide është edhe acidi hidroklorik i cili vret bakteret që ndodhen në ushqim.
Procesi i tretjes së ushqimit zgjat 2 orë dhe shpejtësia e tij zgjatet në rast se ju konsumoni ujë gjatë ngrënies. Kur lëngjet gastrike përzihen me ujin, ato hollohen dhe është më e vështirë për stomakun ta tresë ushqimin në këtë gjendje.

Pirja e ujit gjatë ngrënies është një zakon i vështirë për tu hequr, por jo i pamundur, ai mund të rrallohet duke konsumuar nga pak ujë në temperaturën e ambientit. Gjëja më e mirë që mund të bëhet është të konsumoni ujë rreth 20 minuta para se të konsumoni ushqim dhe të mos pini ujë për rreth 30 minuta pasi keni konsumuar vaktin.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...