19 Shtator 2016 - 08:54
Edhe pse gjeneratat e reja shijojnë teknologjinë e avancuar e cila ua lehtëson jetën e përditshme, nëna e sotme mesatarisht për vete ka vetëm 26 minuta në ditë.
Shkaku më i madh i kësaj është presioni që duhen të jenë prind i përkryer dhe njëkohësish të ndërtojnë karrierën, transmeton Koha.net. Për këtë arsye u mbetet shumë pak kohë për relaksim apo aktivitetet e dedikuara vetëm vetes.
Madje 48 për qind e nënave të sotme konsiderojnë që kalojnë më shumë kohë me fëmijët e vet, sesa nënat e tyre dikur, ndërsa vetëm 19 për qind konsiderojnë që definitivisht kjo nuk është e mjaftueshme.
Teknologjitë e reja më së shpeshti u shërbejnë nënave të jenë në kontakt me prindërit e tjerë, ndërsa mjeti më i mirë i komunikimit janë rrjetat shoqërore si Facebook të cilin e përdorin dy të tretat e tyre.
“Me presionin gjithnjë më të madh për të qenë nëna dhe karrieriste të përkryera, rrjetet për përkrahje janë më të rëndësishme se asnjëherë më herët. Nënat përdorin të gjitha mjetet e komunikimit për të ndërtuar komunitet të fortë dhe prandaj në rrjetin e tyre shtojnë familjet dhe miqtë për të cilët kanë nevojë, thotë udhëheqësja e hulumtimit, Kate Fox.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...