18 Shtator 2016 - 14:19
Edhe pse me siguri që nga ditët tuajat më të hershme jeni të vetëdijshëm për atë që ju kërcasin nyjat në pjesë të ndryshme të trupit, veçanërisht pas qëndrimit të gjatë ulur ose pushimit, besojmë që kurrë nuk keni marrë përgjigjen e vërtetë se pse është kështu.
Madje, disa pjesë të trupit, si gjunjët, kyçet, gishtat, qafa dhe pjesa e poshtme janë shumë më të prira për të kërcitur se sa të tjerat, transmeton Koha.net. Pavarësisht asaj që krejt ky proces për shkencëtarët është akoma pjesërisht enigmë, ekzistojnë disa shpjegime të cilat ekspertët në masë të madhe i kanë pranuar.
Një nga shpjegimet më popullore është që në lëngun sinovial (ai mbron nyjat duke pranuar goditjet dhe duke lubrifikuar pjesët lëvizëse të nyjave) me kohë krijohen flluskat të cilat shpërthejnë kur arrijnë masën kritike, dhe kjo ka tingullin e ngjashëm me kërcitjen. Ky proces quhet edhe kavitimi.
Fatkeqësisht, pikërisht ky shpjegim nxit edhe shqetësimin te një pjesë e mjekëve, pasi që kavitimi njihet edhe në mekanikë, më së shpeshti tek propelerët e anijeve, materialet e të cilëve pikërisht për shkak të kësaj prishen me kalimin e kohës, ndërsa disa konsiderojnë që e njëjta gjë ndodh edhe në nyjat tona.
Dy shpjegimet tjera më të shpeshta të kërcitjes së pazakonshme janë që bëhet fjalë për tingullin i cili krijohet me lëvizjen e tetivave derisa lëvizim ose që deri te kërcitja vjen kur shumë papritmas i zgjasim ligamentet. Asnjë nga këto dy shpjegime nuk është arsye për t’u shqetësuar, përveç në rastet ekstreme.
Shpjegimi i tretë i kërcitjes pohon se si tingullin e prodhon fërkimi i nyjave në sipërfaqe të vrazhdë, çka do të thotë që në nyje është gati tërësisht e harxhuar një pjesë e kërcit, respektivisht që bëhet fjalë për stadin fillestar të artritit, veçanërisht nëse kërcitja vjen në kombinim me dhimbjen.
Megjithatë, flini qetë. Pavarësisht asaj që shkenca ende nuk e kupton kërcitjen në tërësi, të gjitha hulumtimet e fundit tregojnë se si në nuk ekziston dëshmi për lidhjen e saj me gjasat e sëmurjes së nyjave.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...