Shqiptarët çdo ditë e më shumë të prirë që fëmijëve t’u vënë emra të huaj

17 Shtator 2016 - 22:28      

Familjet shqiptare kanë tashmë prirjen që fëmijëve të tyre t’u vendosin një emër të huaj. Statistikat e fundit nga Instituti i Statistikave bërë për emrat e fëmijëve, tregon se më të pëlqyerit për vajzat dhe djemtë janë Amelia dhe Noel.

Amelia thuhet se është një emër me prejardhje nga Portugalia. Ky emër është shumë i përdorur në vendet perëndimore, në SHBA, në Kanada, Itali, Irlandë dhe Angli, transmeton Tch.

Shumë artikuj për antropologjinë shpjegojnë se prejardhja e tij mund të jetë nga Gjermania me bazë emrin e vjetër Amalia i cili me kalimin e viteve është shndërruar në Amelia.

Edhe Noel është një emër që përdoret shumë në botën perëndimore, në shtete si Zvicra, Suedia, Holanda, SHBA etj. Origjina e tij ka një baze fetare. Noel do të thotë “krishtlindje” në frëngjisht dhe shumë kohë më parë u vendosej ky emër, fëmijëve që lindnin në këtë periudhë.

INSTAT në vëzhgimin e bërë ka publikuar edhe hartën e shpërndarjes së dy emrave tashmë popullor në Shqipëri. Emri Amelia duket se pëlqehet nga të gjithë prindërit shqiptarë, gjë që evidentohet edhe në shpërndarjen në hartë të këtij emri.

Përjashtim bëjnë Hasi, Kukësi, Mirdita, Puka, Kolonja dhe Gjirokastra ku emrat më të përdorur për vajzat, të paktën deri në 2014-n, janë Dea, Leandra, Emanuela dhe Aleksandra.

Edhe emri për djemtë Noel, është i përhapur thuajse në të gjithë Shqipërinë. Në hartën e shpërndarjes, veçohen Malësia e Madhe, Tropoja, Hasi e Peqini ku mbizotërojnë emrat Erald, Ergi dhe Aron, ndërsa në Delvinë mjaft i pëlqyer mbetet ende emri Andon. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...