Si të evitoni dëmtimin e veshkave?

16 Shtator 2016 - 12:30      

Veshkat janë ndër organet vitale të trupit, pasi funksioni i tyre është eliminimi i mbeturinave dhe toksinave nga trupi.

Kështu, ato rregullojnë nivelet e mineraleve, të tilla si kalcium dhe fosfat. Përveç kësaj, veshkat rregullojnë presionin e gjakut duke prodhuar hormonet themelore që janë të nevojshme për këtë funksion. Ato i shërbejnë trupit si një filtër natyror i gjakut.

Disa zakone, në dukje të padëmshme, mund t’i dëmtojnë shumë veshkat duke shkaktuar probleme serioze në shëndet.

Marrja e pamjaftueshme e ujit - Mungesa e ujit në trup mund të çojë në dëmtime të rënda të veshkave, Detyra kryesore e veshkave është t’i nxjerrin mbeturinat metabolike nga trupi dhe ta rregullojnë balancën e elektroliteve. Kur trupi nuk hidratizohet siç duhet, zvogëlohet qarkullimi i gjakut, gjë që në fund rezulton në akumulimin e toksinave në gjak.

Konsumimi i duhanit - Studime të shumta kanë gjetur një lidhje midis pirjes së duhanit dhe sëmundje të veshkave, dhe sipas shoqatës Amerikane të veshkave, pirja e duhanit është shkaku kryesor i sëmundjeve renale.

Një dietë e lartë në proteina - Përdorimi i tepruar i mishit të kuq dhe ushqimeve të tjera të pasura me proteina mund të përkeqësojë gjendjen e veshkave tashmë të dëmtuara. Proteinat e tepruara janë ngarkesë për veshkat.

Injorimi i gripit dhe i ftohjes - Studimet kanë treguar se njerëzit me sëmundje të veshkave gjithashtu kanë tendencë të shmangin pushimin derisa janë të sëmurë. Gjithashtu, është vërtetuar se njerëzit me sëmundje të veshkave janë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të motit.

Teprim në konsumimin e kripë - Kur hamë ushqime shumë të kripura, veshkat ngarkohen shumë për shkak se duhet ta nxjerrin një sasi të madhe të natriumit dhe kjo në periudha të gjata mund të jetë e vështirë për veshkat.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...