Ushqime që ndihmojnë kundër diabetit

16 Shtator 2016 - 08:18      

Konsumoni vaji ulliri, peshk dhe fibra në vend të produkteve si gjalpi, mishi i kuq dhe vaji i palmës për të luftuar diabetin.

Pra me sa duket edhe kundër kësaj sëmundje fiton dieta e “fshatarit” ose ndryshe dieta Mesdhetare, sipas një studimi të Shoqatës Italiane të Diabetologjisë (SID) të prezantuar në Kongresin e Shoqatave Evropiane për Studimin e Diabetit (EASD).

Studimi i SID i prezantuar në Kongres tregon se efektet riparuese të dietës mesdhetare në enët e gjakut, me një efekt parandalues ndaj komplikacioneve kardiovaskulare në personat e prekur nga diabeti, transmeton kp.

“Por cilat ushqime duhet të privilegjojmë? Mbi të gjitha është mbreti i dietës mesdhetare, vaji i ullirit, që ka efekte specifike të mira mbi enët e gjakut dhe stimulon një proces mbrojtjeje ndaj arterosklerozës”, deklaron Giorgio Sesti, drejtor i këtij studimi.

“Nga ana tjetër personat me diabet duhet të përdorin shumë fibrat, pra perimet, bishtajore dhe sallatra. Fibrat kanë një efekt të dyfishtë. Nga njëra anë ngadalësojnë thithjen e sheqernave të thjeshta, që ndodhen nëpër ëmbëlsira, makarona dhe bukë, nga ana tjetër ngadalësojnë thithjen e yndyurnave duke dhënë një efekt kundër kolesterolit”, shpjegon Sesti.

Ndërkohë që ushqimet si mishi i kuq, gjalpi dhe djathi i stazhonuar janë të lejuar vetëm në sasi të limituara. Por nuk duhen konsumuar gjithashtu edhe ëmbëlsirat, patatet, picat dhe pijet me sheqer, ku këto të fundit përmbajnë fruktozë, që rrit sheqerin në gjak. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...