Përzierja e vajit të ullirit me limonin, ilaç për të gjithë

15 Shtator 2016 - 10:05      

Kjo është një recetë e mrekullueshme detoksifikimi e cila do të pastrojë trupin tuaj dhe do të zgjidhë problemin me mungesën e energjisë.

Ajo çfarë duhet të bëni është të kombinoni vajin e ullirit dhe limonin, transmeton recetën TRT. Kjo përzierje do të aktivizojë trupin dhe do t’ju ndihmojë të ndjeheni të freskët dhe të shëndetshëm.

Ekspertët pohojnë se ky ilaç është përdorur për shekuj me radhë për të parandaluar probleme të shumta shëndetësore. Kombinimi i limonit dhe vajit të ullirit është përdorur për shekuj me radhë.

Për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore, vaji i ullirit, është jetik për trajtimin e kolesterolit të keq dhe gjithashtu ndihmon në qarkullimin e gjakut. Kjo përzierje parandalon problemet kardiovaskulare dhe është tepër e dobishme në trajtimin e sëmundjeve të zemrës.

Kjo përzierje është një anti-inflamator i fuqishëm dhe konsumimi i saj të rregullt në stomak bosh trajton dhimbjet dhe të gjitha llojet e çështjeve reumatike.

Kjo përzierje është lubrifikant i fortë dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Kështu aktivizon funksionin e mëlçisë dhe tëmthit. Përveç kësaj, ajo ndihmon tretjen dhe largimin e mbetjeve nga trupi. Për shkak të vetive të fuqishme antioksiduese, ajo pastron të gjithë sistemin dhe eliminon toksinat e akumuluara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...