Parfumosja e këtyre pjesëve të trupit e bën aromën të zgjasë më shumë

14 Shtator 2016 - 09:01      

Vendet se ku ju aplikoni parfumin tuaj, kanë shumë rendësi sa i përket zgjatjes së aromës në trupin tuaj.

Përveç kyçeve të dorës, janë edhe disa pjesë të tjera të trupit, në të cilat po të aplikohet parfumi, është e garantuar që aroma do të zgjasë më shumë.

Aplikimi i parfumit në flokë - Kjo bëhet duke e spërkatur brushën me parfum, në mënyrë që parfumi të shpërndahet në tërë flokët.

Aplikimi i parfumit pas veshëve - Sikurse edhe kyçet, pjesa pas veshëve konsiderohet pjesë e duhur, pasi që venat janë afër lëkurës dhe me këtë krijohet nxehtësi që e bën aromën më të fortë. Prandaj aplikimi i parfumit në atë pjesë sjell rezultate më të mira për dallim në pjesë të tjera të trupit.

Aplikimi i parfumit në pjesën e poshtme e shpinës - Ndoshta juve ju duket e çuditshme, mirëpo eksperti për parfume, Chandler Burr, insiston në këtë rregull. Aplikimi i parfumit në këtë pjesë e sjell baraspeshën e duhur që aroma të zgjasë më shumë.

Aplikimi i parfumit në brendësia e bërrylave - Që të zgjasni maksimalisht kohëzgjatjen e aromës atëherë para aplikimit bëni një piling duarve, e posaçërisht kyçeve.

Aplikimi i parfumit në kërthizë - Kjo aplikohet duke i marrë disa pika me gisht dhe duke i vendosur në kërthizë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...