Gjumi i bollshëm, kyç për vitalitetin e fëmijëve

13 Shtator 2016 - 22:35      

Fëmijët të cilët flenë mjaftueshëm kanë shumë më pak gjasa të bëhen të trashë, ka treguar një studim i ri i publikuar të martën në revistën “Pediatrics", transmeton koha.net.

Shkencëtarët nga Universiteti Chicago për shtatë ditë kanë përcjellë shprehitë e gjumit të rreth 300 fëmijëve dhe kanë zbuluar që vetëm disa kanë fjetur 10 orët e rekomanduara në ditë. Shumica e tyre kanë fjetur vetëm tetë orë në ditë, transmeton koha.net.

Është zbuluar që fëmijët e trashë jo vetëm që nuk flenë mjaftueshëm, por edhe në shtrat nuk shkojnë me rregull.

“Rreziku më i madh për trashje shfaqet tek ata fëmijë të cilët nuk flenë në mënyrë të rregullt”, ka rrëfyer profesori David Gozal.
Fëmijët të cilët gjatë vikendit kompensojnë orët e domosdoshme të gjumit janë më pak të prirur ndaj trashjes se ata të cilët nuk i kompensojnë këto orë, është theksuar në studim.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...