11 Shtator 2016 - 13:16
Femrat të cilat konsumojnë më shumë se maksimumi i sasive të rekomanduara të kripës prej gjashtë gramëve kanë 61 për qind rrezik më të madh nga zhvillimi i gurëve, zbulon studimi i Universitetit Washington në 78.000 femra.
Pais, që shumica e gurëve përbëhen nga kalciumi, dikur është konsideruar që reduktimi i qumështit dhe i produkteve qumështore në ushqyerje, është mënyrë e parandalimit të gurëve të rinj, por edhe kush konsumon shumë pak kalcium ka 20 për qind rrezik më të madh nga formimi i gurëve, transmeton Koha.net.
“Pasi që zbulojnë që kanë gurë në veshka, njerëzit mendojnë që duhet të reduktojnë konsumimin e kalciumit, por kjo në fakt do ta përkeqësojë gjendjen”, konkludon udhëheqësi i studimit, dr. Mathew Sorensen.
Zvogëlimi i kripës në ushqim do t’i kontribuojë edhe reduktimit të kalciumit në urinë, ndërsa për organizmin është kyç balanca e të gjitha elementeve, shpjegojnë shkencëtarët. Lëngjet e ndihmojnë dekompozimin e këtyre elementeve, prandaj mjekët i këshillojnë të gjithë pacientët me gurë në veshka që të konsumojnë sa më shumë ujë, sepse pikërisht mungesa e lëngjeve ka çuar deri tek krijimi i këtij problemi të dhimbshëm shëndetësor.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...