10 Shtator 2016 - 23:03
Dikur është diskutuar rrallë dhe pa qejf për seksin dhe temat e tjera tabu, ndërsa sot temë tabu janë paratë, transmeton Koha.net. Shumica e njerëzve nuk ndihen mirë kur gjenden në situatën, në të cilën duhet të zbulojnë detaje rreth financave të tyre, dhe atë me njerëzit të cilët i njohin.
Përveç parave, nuk kemi dëshirë të flasim as për peshën tonë trupore, por as për lidhjet e dashurisë. Po ashtu, nuk na pëlqen as kur tema e bisedës është shëndeti, thuhet në rezultatet e hulumtimeve të bëra nga kompania britanike e sigurimeve “Scottish Widows”.
Pyetjes se pse më së shumti janë në siklet kur flasin për paratë, shumica e të anketuarve i janë përgjigjur se kjo është thjesht temë për të cilën nuk do të duhej të diskutohej me miqtë dhe kolegët në punë.
Është interesant zbulimi që tregon se pikërisht meshkujt janë ata të cilët janë më të hapur në biseda me miq se sa femrat. Meshkujt, për shembull, flasin më shpesh për paratë dhe janë më të gatshëm të kërkojnë këshillë nga përfaqësueset e gjinisë së bukur.
Kurse ato, megjithatë, më me qejf lëshohen në biseda me tematikë dashurie apo romantike.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...