Kombinimi i këtyre dy erëzave ul rrezikun e kancerit

10 Shtator 2016 - 11:40      

Sipas një studimi të ri, kombinimi i specit djegës dhe xhenxhefilit është i duhuri për të luftuar kancerin.

Sipas hulumtuesve shkencorë, përbërësi kaspaicin, që gjendet tek speci i kuq djegës, mund të kthehet në luftues i kancerit kur kombinohet me një përbërës tjetër të xhenxhefilit, të quajtur 6-gingergol.

Këta dy përbërës së bashku formojnë një përbërës super të fortë që frenon receptorët kyç në zhvillimin e tumorit.

Përgjatë disa javëve, hulumtuesit shkencorë nga “American Chemical Society” ushqyen minjtë e rrezikuar nga kanceri i mushkërisë ose vetëm me spec të kuq djegës apo xhenxhefil, ose duke i kombinuar të dyja bashkë. Gjatë studimit, tek minjtë që morën vetëm spec djegës u zhvillua tumor kanceroz në mushkëri, ndërsa tek minjtë që u ushqyen me xhenxhefil, vetëm gjysma e tyre u prekën nga qeliza kanceroze.

Përqindja ishte edhe më e ulët, vetëm 20%, tek minjtë që u ushqyen me të dyja përbërësit. Autorët kryesor të studimit, Jiahuan Li, Gangjun Du, dhe kolegët e tyre duan të bëjnë më shumë kërkime për të gjetur prova më bindëse në lidhje me efektin e këtyre dy erëzave në parandalimin e kancerit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...