Pse femrat flasin pas shpine, ndërsa meshkujt shfryjnë gjithçka në fytyrë

10 Shtator 2016 - 10:01      

Shumica e femrave nuk mund t’i rezistojnë një seance të mirë të thashethemeve. Por duket që shqyrtimi i aspektit të jetës së të tjerëve duke pirë kafe për vajzat është më shumë se vetëm kohë e kaluar në mënyrë të këndshme, transmeton koha.net.

Femrat kanë nevojën themelore evolucionare që me fjalë të tregojnë brengosjen për të tjerët, pohojnë disa ekspertë, prandaj edhe bëjnë më shumë thashetheme. Dëshira rrjedh nga nevoja e thellë që të mbrohet komuniteti në të cilin jetojmë, konsideron John M. Locke, profesor i linguistikës, transmeton koha.net.

“Fjala “thashetheme” ka konotacion negativ, por thashethemxhinjtë, në njëfarë kuptimi sillen si kujdestarë të kodit moral të komunitetit. Një studim ka treguar që ata që bëjnë thashetheme kryesisht kanë qenë të brengosur për femrat që janë shtëpiake të këqija, nëna të këqija ose imorale. Këto janë kërcënime për secilën femër në komunitet, prandaj llafxhoret kanë të gjithë arsyet e mira për të folur për ato gjëra”, ka shpjeguar Locke.

Meshkujt, në anën tjetër, më shumë merren me atë që të tregojnë forcën e vet dhe mburrjen e hapur para femrave, prandaj krijojnë situata në të cilat mund të kenë duele verbale me rivalët potencial. Prandaj, njëri-tjetrit i thonë gjëra për shkak të cilave mund të duken të ashpër, siç janë shakatë në llogari të flokëve të rëna, ose stomaku i fryrë nga birrat.

Femrat kurrë nuk do ta bënin në gjë të tillë. Ato, pohon profesori, së pari e shoshitin mirë situatën me miket e afërta dhe atëherë e thonë në fytyrë atë çka kanë. Sipas Locke, kjo është sepse vajzat duke zbuluar sekretet e tyre të vogla dhe ato të të tjerëve krijojnë lidhje më të afërt me personat që flasin. Por aty nuk ka zbulim të gjërave të rëndësishme, sepse mund t’i dëmtojë nëse përhapen, veçanërisht nga ana e rivaleve. Prandaj thashethemet dhe besimi duhen të jenë reciproke.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...