Foto: Ilustrim

4 gabimet që të pengojnë të ushqehesh shëndetshëm

8 Shtator 2016 - 17:04      

Një trajner personal, Jonathan Ross, para se të tregojë se cilat janë gabimet që nuk lejojnë të ushqehesh shëndetshëm, e nis me një frazë të thjeshtë: "Një vakt i keq nuk e transformon dot trupin, ashtu si edhe një vakt i mirë nuk jep rezultate të menjëhershme. Trupi ndërton rutinën e vet dhe mësohet me të".

Por cilat janë, sipas tij, gabimet që nuk të lënë të kesh një mënyrë të shëndetshme të ushqyeri?

Jonathan tregon gabimet – ato që nuk duhet t’i bësh më kurrë, transmeton KP.

Pijet kalorike: E ke dëgjuar edhe më parë, por lëngjet me gaz dhe të gjitha ato që blen në dyqan janë një pengesë e madhe për një dietë të shëndetshme. Ato nuk përmbajnë lëng natyror nga fruta dhe në thelb, janë asgjë, shton Ross.

Vaktet e ushqimit: Nëse do që trupi të ndryshojë sipas një diete të shëndetshme, çelësi është të ushqyerit. Jonathan thotë se “kjo është mënyra më e mirë për të humbur kilogramët e tepërt dhe për të mbajtur trupin në formë.

Ushqimet e skuqura: Jonathan thotë se rastet e rralla nuk përbëjnë problem, po ushqimet e skuqura është mirë që t’i shmangësh pothuajse gjithmonë, sepse “janë shkatërruese për trupin".

Ëmbëlsirat dhe fruta të thata në darkë: Vetë Jonathan tregon se është fans i drithërave, por ai këshillon që frutat e thata duhen shmangur në darkë, së bashku me sheqernat e tjera. Jonathan beson se mëngjesi duhet të jetë vakti më i mirë i ditës dhe gradualisht duke e ulur ritmin deri në mbrëmje.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...