OBSH: Zika shkakton anomali edhe në tru

8 Shtator 2016 - 09:42      

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka cilësuar virusin Zika si shkaktarin e anomalive te trurit tek foshnjat, përfshirë këtu edhe mikrocefalinë.

Pasi kanë mbledhur të gjitha provat që nga muaji mars, OBSH tha se me shumë gjasa virusi është shkaktar për sindromën Guillain-Barré, transmeton TCh.

Çrregullimet neurologjike kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me Zikën.

Ekipet shkencore kanë bërë një punë të madhe edhe në diagnozën e virusit, vaksinën parandaluese, si edhe për trajtimet pas diagnostifikimit.

Më herët OBSH e ka cilësuar Zikën një emergjencë globale, pasi virusi është i përhapur.

Zika madje po vazhdon të infektojë vende të reja, ashtu sikurse Azia Juglindore. Lidhja midis Zikës dhe mikrocefalise u përfol për herë të parë vjeshtën e kaluar në Brazil, ku vendi ka konfirmuar më shumë se 1.800 raste.

Shumica dërrmuese e njerëzve të infektuar me Zika nuk kanë simptoma të rënda, madje rreth 80 për qind e tyre nuk kanë fare simptoma. Ato shfaqen me temperaturë të lehtë dhe skuqje të syve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...