6 Shtator 2016 - 17:10
I krahasuar nga shkencëtarët me detektorin e tymit, testi funksionon duke detektuar ndryshimet në qelizat e kuqe të gjakut që ndodhin kur kanceri është i pranishëm, e jo kur kanceri ndodh.
I kushtueshëm sa një test i thjeshtë i gjakut, shpresohet që një ditë të përdoret për të monitoruar njerëzit që kanë rrezik të lartë për kancer.
Zbulimi i hershëm shton shanset për kurim në shumicën e rasteve të kancerit me trajtime efektive para se kanceri të shpërndahet në trup.
Shkencëtarët besojnë se zbulimi, i cili është prezantuar sot në “British Science Festival” në Swansea, mund të shpëtojë mijëra jetë gjatë një viti, transmeton Koha.net.
Testi është krijuar pas hulumtimeve në Swansea University Medical School. Hulumtuesit kanë studiuar 300 njerëz të shëndetshëm me shenja të para kancerit dhe ata që kanë vuajtur nga kanceri në ezofag.
Testi, i cili zgjat pak orë duke përdorur pajisje të një laboratori standard, detekton mutacionet në proteinat e sipërfaqes së qelizave të kuqe të gjakut.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...